KEDS është duke zbutur papunësinë në Kosovë, ka thënë në një intervistë për Radio Kosovën, Mesut Serhat Dinç, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Limak Energy.
Njëherësh anëtar i bordit Ekzekutiv të KEDS-it, Dinç, nuk e përjashtoi mundësinë e pjesëmarrjes në projektin e ndërtimit të Termocentralit Kosova C.
Radio Kosova: Z. Dinç, pas fitimit të tenderit për distribuimin e energjisë elektrike, tash pas disa vitesh, si e shihni këtë projekt, a jeni të lumtur, ose a keni probleme?
Dinç: Kosova është një shtet shumë i ri, Republika më e re e Evropës, por ne kemi edhe një lidhje vëllazërore, e shpirtërore që buron nga historia. Ne jemi vërtet shumë të lumtur që ndodhemi në Kosovë, e që po investojmë në Kosovë. Ky në realitet nuk është një projekt afatshkurtër, do të zgjasë përherë. Të gjithë premtimet tona për investime i kemi realizuar dhe po i realizojmë. Nëse pyesni se cilat ishin ato premtime, ato ishin se çdo vit do të investonim 20 milionë euro dhe ne këto investime po i realizojmë për çdo vit.
Radio Kosova: Kohën e fundit, aktuale nëpër media ishin lajmet për largimin e punëtorëve nga Keds, çfarë do të na thoni në lidhje me këtë?
Dinç: Mendojmë se në realitet këto lajme po zmadhohen më shumë se që po shkruhet. Siç po shihet, tani diplomoi gjenerata e tretë e Akademisë së Keds-it dhe nga kjo nënkuptohet se me të vërtet në sektorët ku kemi nevojë, po pranojmë punëtorë. Pra, në këtë vend ku papunësia e të rinjve sillet rreth 60%, me pranimin e punëtorëve të rinj po ndikojmë në zbutjen e papunësisë.
Radio Kosova: Gjatë një interviste në të kaluarën që e kemi zhvilluar me pronarin e Limak-ut, Nihat Ozdemir, ai thoshte se po planifikonin investime të reja në Kosovë, përveç në Keds. Çfarë është bërë në këtë drejtim?
Dinç: Z. Ozdemir me gjasë ka menduar për prodhimin e energjisë përmes Termocentralit Kosova e Re, marrëveshja e së cilës shumë shpejt do të nënshkruhet dhe qeveria e Kosovës do të vazhdoj me projektin me kompaninë që e ka fituar tenderin. Dhe në këtë drejtim nëse shikohet, ky është një projekt me të cilin planifikohen të hyra prej mbi 1 miliardë në sektorin e energjisë, një projekt i rëndësishëm, pasi që në zemrën e Evropës do të ndërtohet një Central elektrik me afërsisht 600 MW. Ky në realitet është një gjë e rëndësishme dhe kritike, sepse në Kosovë, ku nuk ka siguri të prodhimit të energjisë, do të ndërtohet një termocentral që do të posedojë teknologji të re.
Radio Kosova: Ju si Limak nuk jeni të kyçur në mënyrë direkte në këtë projekt, por a do të kyçeni ndoshta në mënyrë indirekte?
Dinç: Jo nuk jemi të kyçur në këtë projekt. Por e dini se Limak Holding posedon edhe sektorin e ndërtimit dhe nëse firma e cila do të vije, nëse shpall tender për kryerjen e punëve ndërtimore, atëherë do të ulemi e do t’i shikojmë mundësitë.
Radio Kosova: Limak-u përveç në Kosovë, a ka dhe a planifikon investime edhe në rajon?
Dinç: Natyrisht, ne p.sh. në Shqipëri jemi duke ofruar shërbime kontraktuese, një kompanie investuese nga Norvegjia. Po ashtu në Ballkan në shtete të ndryshme jemi duke tregtuar energji, nëse japim shembuj nga ky sektor. Në Maqedoninë fqinje, në Shkup momentalisht jemi duke investuar në patundshmëri, duke ndërtuar apartamente e një qendër tregtare shumë moderne. Këto investime mendojmë se do të vazhdojnë duke u shtuar në të ardhmen.
Radio Kosova: Pse keni vendosur të investoni në një projekt të tillë gjigant në Maqedoni, e jo në Kosovë?
Dinç: Tash duhet shikuar kushtet e marrëveshjes, pse është vendosur ai vend, edhe këtu nëse paraqitet ndonjë mundësi, padyshim se do të analizohet. Por, ai ka të bëjë më shumë me sektorin e ndërtimit, kurse unë jam i thirrur kryesisht në lidhje me sektorin e energjisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj