LAJMI I FUNDIT:

Çitaku në KS të OKB: Çdo tre muaj më duhet të dëgjoj rrena të Daçiqit

Çitaku në KS të OKB: Çdo tre muaj më duhet të dëgjoj rrena të Daçiqit

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka thënë se është absurde që çdo tre muaj duhet ta dëgjojë Ivica Daçiqin me fjalët e pavërteta në drejtim të Kosovës.

Çitaku falënderoi të gjitha shtetet që e kanë përkrahur Kosovën deri tani dhe vazhdojnë ta përkrahin. Ajo tha se Kosova do të jetë mirënjohëse çdoherë për ta.

“Ju te gjithë keni kaluar orë të tëra për situatën në Kosovë. Nga parat e taksapaguesve tuaj është paguar për UNMIK-un që të jetë në Kosovë për siguri”, tha Çitaku.


“Kombet e Bashkuara dhe liderët e saj kanë qenë çdoherë përkrah Kosovës dhe për këtë Kosova do t’i jetë mirënjohëse çdoherë”.

Ambasadorja Çitaku tha se duhet të përfundojnë shpifjet serbe.

“Çdo tre muaj unë vi dhe dëgjoj nga kolegët e mi serbë, që shteti i Kosovës nuk ekziston, ku populli i Kosovës janë kriminel, Millosheviqi është hero. Ndërsa lëvizja për çlirimin e Kosovës ka kryer spastrime e gjëra të tjera të shëmtuara. Gjëra të tilla me duhet të dëgjoj çdo tre muaj. E krejt kjo është veç se një e pavërtetë, sepse Kosova është e lirë e pavarur dhe ka shtetin e saj”, tha ajo.

Fjala e plotë e Vlora Çitakut në KS të OKB:

Ne kosovarët jemi dëshmi se kur ka solidaritet, kurajë dhe vullnet, vdekja mund vdekjen. Kemi përpara ende pamjen kur jemi kthyer pas luftës në shtëpitë tona dhe gjithçka ka qenë e shkatërruar.

Na bënë të ndihemi të parehatshëm që të vijmë çdo tre muaj këtu, teksa bota ka shumë çështje të rëndësishme. Është 2016 dhe jo 1999, Kosova nuk është duke u administruar nga UN, është e lirë, e pavarur, sovrane dhe e njohur nga pjesa dërrmuese e shteteve.

Ora historike nuk mund të kthehet mbrapa, por ne vijmë sërish çdo tre muaj që të dëgjoj nga kolegët e mi nga Serbia, nga një univers paralel, ku Kosova nuk ekziston, ku shqiptarët e Kosovës paskan kryer spastrim etnik, në kohën kur Millosheviqi ka bërë krime, ku UÇK-ja ka qenë terroriste dhe Kosova ka shkelur ligje ndërkombëtare, kur Serbia e mbronte. E në realitet Kosova është e lirë dhe e pavarur, këtë fakt nuk mundet ta ndryshojë askush.

Ajo çka ka ndodhur në Kosovë është se popullata e terrorizuar e ka fituar lirinë dhe pavarësinë.

Ne kemi kontribuar që të hetohen, krimet e supozuara të kosovarëve, kurse ju nuk keni bërë asgjë.

20 mijë gra janë dhunuar në Kosovë, e numri i akuzuarve është zero. 1262 fëmijë janë vrarë brutalisht, numri i të akuzuarve e dënuarve është zero. Mijëra e të pagjetur dhe ka gjurmë të qarta të përgjegjësisë së zinxhirit të komandës usharake, Qeveria e Serbisë i fsheh dhe ndërton objekte mbi varreza masive, e përsëri të dënuarit janë zero. Nuk mund të ketë pajtim pa llogaridhënie.

Dy shtetas kosovarë janë arrestuar në Serbi, njëri nga ta komandat i Policisë së Kosovës, dhe janë liruar pasi nuk kanë pasur prova. Kosovarët nuk ndihen të sigurt kur udhëtojnë nëpër Serbi, pasi Serbia shkel të drejtën ndërkombëtare dhe shkel marrëveshjen për liri të lëvizjes.

Këta kanë shpallur nën kërkim edhe Bill Clintonin, Madeleine Allbright, Javier Solana, Jasques Chirac, Tony Blair, e shumë të tjerë.

Serbia ka instrumentalizuar komunitetin serb në Kosovë, si mjet për qëllimin e tyre. Minierat e Trepçës janë të Kosovës dhe do të menaxhohen nga Kosova. Për më tepër ishte administrata e UN-it që ia kanë dhënë të gjitha përgjegjësitë Agjencisë së Mirëbesimit, e tash është AKP-ja, që është nën kompetenca të Kosovë. Serbia nuk ka as edhe një bazë ligjore për të mbështetur pretendimet për ndërmarrjet që janë në territorin e Kosovës. Qeveria e Kosovës dhe populli i Kosovës do ta kundërshtojë këtë. Kjo lloj sjelljeje cenon normalizimin e marrëdhënieve.

Autoritetet serbe nuk kanë asnjë bazë ligjore në fjalët e tyre e as në veprimet e tyre, vetëm kanë tendenca koloniale për Kosovën. Koha ka përfunduar kur për Trepçën vendosej në Beograd. Edhe Gjykata Kushtetutese ka vendosur njëjtë, pasi deputetët serbë e dërguan këtë çështje në këtë gjykatë, e cila ka thënë se nuk është ligj i përkufizuar për komunitete, por për të gjithë shoqërinë. Ne shpresojmë se përfaqësuesit serbë në Kosovë të marrin vendimet e tyre, pa marrë instruksione nga Beogradi.

Të nderuar anëtarë të Këshillit të Sigurimit, më lejoni të shfrytëzoj këtë mundësi që të adresojë vështrimet paraliminare.

Të thuash se 200 mijë serbë janë zhvendosur pasluftës nga Kosova, nuk qëndron fare sepse do t’i binte që nuk ka fare serbë në Kosovë. 194 mijë serbë kanë jetuar në Kosovë më parë. Ne nuk kemi numër të saktë tash të serbëve në Kosovë, sepse Serbia nuk i ka lënë që të regjistrohen gjatë regjistrimit vite më parë, bile ai që është regjistruar është konsideruar tradhtar.

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Kalo në kategori