LAJMI I FUNDIT:

Xhelili i PDK-së dyshon se zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhje

Xhelili i PDK-së dyshon se zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhje

Pas dy vjetësh në bashkëqeverisje, zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës nuk po i kursejnë kritikat në drejtim të Qeverisë Mustafa. Zyrtarë të lartë të kësaj partie e cilësojnë këtë qeveri si të dobët.

Deputeti i kësaj partie, Fatmir Xhelili, e vlerëson si të dobët Qeverinë Mustafa, megjithatë ai për dallim nga disa kolegë të tij që po kërkojnë zgjedhje, thotë se gjërat duhet analizuar mirë, para se të merret një vendim përfundimtar për sa i përket zgjedhjeve të parakohshme.

“Nuk duhet të ngutemi më dhënë konstatime të shpejta. Është pikëpyetje e madhe se a janë zgjedhjet opsion. Çka, nëse rezultati del përafërsisht i njëjtë edhe çka nëse shkojmë edhe në një krizë siç ka qenë VLAN-i. Ne edhe ashtu e kemi qeverinë të dobët. Por, ajo po funksionon, mund të mbetemi edhe pa qeveri fare”, ka thënë Xhelili për Indeksonline.


Sa i përket mosdhënies epilog çështjeve si demarkacioni, FAK-u dhe Asociacioni, Xhelili thotë se këtë e ka pamundësuar edhe opozita në Kosovë. Duke shtuar se duhet me i pas parasysh edhe relacionet me Bashkimin Evropian dhe partnerët ndërkombëtar strategjik para se me marr ndonjë vendim.

Duke i komentuar kërkesat e zyrtarëve të PDK-së për të shkuar në zgjedhje, ai thotë se ata nuk e kanë kompetencën për të flur në emër të partisë dhe janë cështjeve e dëshirave individuale të njerëzve.

“PDK është një strukture organizative, e cila ka kryesi dhe Këshill Drejtues dhe nuk shkohet në zgjedhje pse thotë një individ. Partia nuk ka qëndrim me shku në zgjedhje. Qëndrimi i partisë është më vazhdu koalicionin. Nëse ndryshon qëndrimi i partisë janë institucionet e partisë ato që vendosin”, ka shtuar Xhelili.

Duke folur për buxhetin e vitit 2017, deputeti i PDK-së thotë qeveria po don që kreditë e marra të prezantohen si të hyra buxhetore, gjë e cila sipas tij nuk qëndron. Buxheti, ai thotë se, është 1 miliardë e 700 milion dhe po prezantohet si dy miliardë.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori