LAJMI I FUNDIT:

Përfundoi dita e parë e seminarit për Telemjekësi në Shkup

Përfundoi dita e parë e seminarit për Telemjekësi në Shkup

Carla Sidney Stoun nga seminari i cili po mbahet në Shkup deklaroi se standardet e ndryshme të shteteve anëtare të NATO-s është një nga problemet më të mëdha për komunikimin në fushën e telemjekësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qëllimi kryesor i ngjarjes është që të bëjmë një diskutim të përbashkët të problemeve, të cilat kanë të bëjnë me telemjekësinë. Problemi është në atë, që gjitha shtetet anëtare të NATO-s kanë standarde të ndryshme, ndërsa këto tre ditë do të diskutojmë për mënyrën se si të tejkalohen këto probleme dhe të implementohen në vetë sektoret shtetërore”, deklaroi Stoun.


Sipas kryetarit të klubit atlantik të Bullgarisë, Somon Pasi, telemjekësia ka zbatim ushtarak dhe civil duke u përqendruar në integrimin e Maqedonisë në NATO.

Në tre ditët e ardhëshme të seminarit do të marrin pjesë përfaqësues të 12 shteteve nga bashkësia akademike, studentë të mjekësisë dhe përfaqësues të IT kompanive./Telegrafi/