Avokati Tomë Gashi ka thënë se me vendimin e fundit të Gjykatës së Apelit, rasti “Drenica” kthehet në situatën që ka qenë në fillim.
Gashi është avokat i Sylejman Selimit i cili është dënuar me 10 vjet burgim. Kurse Sami Lushtakut i janë hequr 12 vjet burgim me një vendim të Gjykatës së Apelit për akuzën për një vrasje që pretendohej se e kishte kryer.
“Me këtë aktgjykim, Selimi për të dy rastet është dënuar me dënim burgimi prej dhjetë vitesh. Lushtaku edhe pse është liruar nga vepra penale e vrasjes, është dënuar me shtatë vite burgim dhe njëjtë është vepruar edhe me Jahir Demakun duke e dënuar me dënim të bashkuar prej 7 vitesh”, ka pohuar Gashi në Info Magazine të Klan Kosovës.
Ai thotë se këto aktgjykime janë skandaloze, janë masakër juridike pasi që të gjithë janë dënuar me vetëm një dëshmitar.
“Të gjithë janë dënuar me dëshminë e një dëshmitari dhe është skandaloze se si është e mundshme që në një drejtësi evropiane, se si ushtarët dhe komandantët të shpallen fajtor me dëshminë e një dëshmitari, e cila ka qenë jokredibile dhe nuk ka pasur asnjë besueshmëri. Ky dëshmitar është një person pa besueshmëri dhe është i sëmurë psikik, është vendim skandaloz që gjykata është bazuar në deklaratat e tij”, shton Gashi.
“Të gjithë janë shpallur fajtor kinse kanë maltretuar dëshmitarin A dhe në të njëjtën kohë. Gjykata vjen në kundërshtim me vetveten, ai ka pohuar se në atë kohë ka pasur granatime”.
Ky dyshimtar sipas Gashit herë deklaron se ka qenë pjesë e UÇK-së, pastaj del kundër UÇK-së.
“Kemi probleme por Apeli vetëm ka marrë deklaratat e tij në Gjykatën Themelore dhe i ka përshkruar ato”, pohon Gashi.
“Të gjitha kanë qenë të ndikuara nga ky dëshmitar. Gjykata i ka besuar vetëm dëshmitarit A.”
Ai shton se lëndën do ta dërgojnë në Gjykatën Supreme duke besuar se gjyqtarët nuk do të bien në gracka politike.
“Ne, avokatët kemi vërtetuar pafajësinë e tyre por ka indikacione se vendimi është sjellë para se gjykimi të përfundojë. Në të gjitha aktgjykimet ka shkelje të dispozitave, ne kemi një afat kohor prej 3 muajve dhe me të gjitha ato lëshime procedurale në aktgjykimin e shkallës së parë dhe me këto aktgjykime nga Apeli janë një mori shkeleshe”, ka thënë Gashi.
Avokati Gashi ka shtuar se Gjykata Supreme nëse ka vullnet do t’i vërejë këto dhe të prishë këto gjykime.
“Ne kemi prova se kryetari i trupit Gjykues ka zgjedhë një anëtare të trupit sipas preferencave personale, ne nuk kemi asnjë përgjigje as në “Drenica 1” as “Drenica 2”, duket se janë krijuar një grup i gjyqtarëve që kanë vendosur t’i shpallin fajtorë të gjithë ushtarët dhe komandantët, duket se kanë qenë kundër UÇK andaj kanë marrë një vendim të tillë”, ka përfunduar Gashi. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bedri Hamza: Gjithçka do të vihet në shërbim të suksesit të prodhuesve tanë
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse
LSDM: Në “Facebook” është krijuar një profil i rremë i Filipçes me përmbajtje të papërshtatshme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri