LAJMI I FUNDIT:

Gjermania ngre alarmin: Militantët e ISIS me metoda të reja për t’u futur mes refugjatëve

Gjermania ngre alarmin: Militantët e ISIS me metoda të reja për t’u futur mes refugjatëve

Pas rritjes së masave të rrepta të kontrollit, Shteti Islamik në mënyrë specifike dhe intensive po trajnon militantet për t’i kamufluar ata si refugjatë të zakonshëm në mënyrë që të kalojnë të gjithë procedurat e nevojshme për të përfituar azil në vendet evropiane.

Këtë e thotë Inteligjenca gjermane, e cila shton se ISIS po përdor metoda të reja që militantët të mos tërheqin vëmendjen e forcave të zbatimit të ligjit.

Sipas një raporti të publikuar tek gazeta “Die Welt”, thuhet se në veçanti trajnimi është i përqendruar për t’i mësuar terroristëve të krijojnë përshtypjen e një “azilkërkuesi klasik”.


Të qëndruarit të ftohtë në procesin e marrjes në pyetje dhe mohimi i çdo prapavije ushtarake janë disa nga taktikat citon raporti.

Shërbimet Sekrete gjermane thonë se disfata që ISIS po pëson në fortesat e tyre në Lindjen e Mesme për shkak të përparimit të forcave të koalicionit, ka bërë që qindra anëtarë aktivë, mbështetës, simpatizantë të organizatave terroriste apo individëve të vetë-radikalizuar me shumë gjasë të jenë në mesin e azilkërkuesve.

Ditën e martë policia gjermane ka kryer kërkime intensive në një operacion të madh duke mësyrë në xhami, apartamente dhe zyra në kërkim të personave të dyshuar.

Bastisja erdhi pasi qeveria ndaloi një grup qe akuzohet se është duke u përpjekur për të rekrutuar luftëtarë për të ashtuquajturin Shtet Islamik. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika

"Dragoi" ukrainas shkatërron tankun e ushtrisë ruse, publikohen pamjet

Evropa
OBSH miraton testin e parë diagnostikues të Lisë së majmunit për përdorim emergjent

OBSH miraton testin e parë diagnostikues të Lisë së majmunit për përdorim emergjent

Botë
Kalo në kategori