LAJMI I FUNDIT:

Çifti Isajllovski dhe pasuria marramendëse e tyre (Video)

Çifti Isajllovski dhe pasuria marramendëse e tyre (Video)

Ilija Isajllovski, zv. ministër i punëve të jashtme dhe Anita Topollova – Isajllovska, zëvendëse e prokurorit publik, Marko Zvërlevski, janë burrë e grua që kanë një shumë marramendëse pasurie, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas linstës anketuese, ky çift ka rreth 560 mijë euro pasuri të patundshme, përfshirë vetura, stoli, vepra arti të shtrenjta, etj. Por, 291 mijë euro e kanë fituar vetëm brenda katër viteve të fundit.

Ata kanë blerë prona të ndryshme, vetura, ndërkaq një pronë e kanë blerë edhe në Moskë. Pastaj, kanë marrë edhe kredi nga bankat. Çështja është se si arrijnë që t’i mbulojnë të gjitha kamatat për kreditë e tyre, harxhimet dhe gjërat tjera, përderisa rrogat nuk i kanë shumë të larta. Për më tepër, ndiqni videon e emisionit 360°, për të patur gjithçka të qartë rreth tyre./Telegrafi/