LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Duhet një fuqizim i shkëmbimeve tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë

Thaçi: Duhet një fuqizim i shkëmbimeve tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot kryetaren e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka, së bashku me ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozin, si dhe një grup të përfaqësuesve të bizneseve të ndryshme nga Shqipëria.

Presidenti falënderoi kryetaren Koka për mikpritjen e përzemërt dhe tradicionale të turistëve nga Kosova. Mirëpo, Thaçi ka thënë se bashkëpunimi strategjik ndërmjet dy shteteve duhet të jetë më dinamik edhe në fusha të tjera.

“Shqipëria është partneri ynë i natyrshëm strategjik. Dua të shoh më shumë biznese të Shqipërisë në Kosovë dhe anasjelltas. Na duhet një dinamikë e re në shkëmbimet tregtare”, ka thënë presidenti.


Ai ka inkurajuar të gjithë përfaqësuesit e bizneseve që të investojnë në Kosovë në sektorë të ndryshëm, duke kontribuuar kështu në zhvillimin ekonomik, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Nga ana tjetër, kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka, ka shprehur mirënjohje për qytetarët e Kosovës që edhe këtë vit kanë kaluar pushimet në bregdetin  shqiptar.

“Duam të forcojmë shkëmbimet ekonomike me Kosovën, prandaj kemi sjellë përfaqësues të bizneseve nga Saranda, të cilët kanë sjellë produktet e tyre me vete”, ka thënë ajo.

Kryetarja Koka ka thënë se është po ashtu e rëndësishme që nga kjo vizitë të nxisim bizneset nga Kosova që të investojnë në Shqipëri.

Në fund, kryetarja e Sarandës ia ka dhuruar presidentit Thaçi një pemë ulliri.

“Kjo është një bimë fisnike dhe e paqes. Ju përfaqësoni të njëjtat tipare”, ka thënë ajo, duke ia dhuruar presidentit bimën e ullirit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori