LAJMI I FUNDIT:

Bie nafta në Shqipëri

Bie nafta në Shqipëri

Rënia e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, të premten është reflektuar edhe në tregun me shumicë në vend gjatë ditës së sotme.

Në sesionin e së hënës, nafta me shumicë në dy portet e vendit shitet me 134.57 lekë për litër, në rënie me 0.75% në krahasim me sesionin e ditës së premte.
Rënia e çmimit në bursë nuk është reflektuar plotësisht në tregun vendas, për shkak të marshimit të dollarit amerikan kundrejt lekut vendas.

Çmimi i pasqyruar është aktual dhe i referohet vetëm ditës së sotme.


Luhatjet në çmimin e shumicës vijnë, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës shtetërore.

Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta del nga dy portet e vendit, atë të Durrësit dhe atë të Vlorës, ku përfshihen edhe të gjitha kostot që janë të detyruara me ligj, përfshirë barrën shtetërore, që sot fiksohet në rreth 89.5 lekë për litër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bekim Qoku për kolonat në kufi me Kosovën: Vonesat për

Bekim Qoku për kolonat në kufi me Kosovën: Vonesat për "One stop shop" janë në anën e Maqedonisë së Veriut

Lajme
Këshilli Kombëtar Shqiptar: Serbia po intensifikon sulmin ndaj shqiptarëve të Luginës, diskriminim i hapur dhe ndëshkim politik

Këshilli Kombëtar Shqiptar: Serbia po intensifikon sulmin ndaj shqiptarëve të Luginës, diskriminim i hapur dhe ndëshkim politik

Lugina
ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve

ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve

Lajme
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
U arratis nga burgu i Shën Kollit, policia ofron 10 mijë euro për kapjen e Daut Lazes

U arratis nga burgu i Shën Kollit, policia ofron 10 mijë euro për kapjen e Daut Lazes

Lajme
Kalo në kategori