Gareth Bale dhe Emma Rhys-Jones, është dashur t’i shtojnë masat e sigurisë, pasi tezja e të fejuarës së tij është arrestuar me akuzën për pastrim parash.
Sipas The Sun, Annabella Williams (55 vjeçe) dhe një mashkull 50 vjeçar janë arrestuar nga policia të shtunën, pas një kontrolli në shtëpinë e një tjetër pjesëtari të familjes së Emmas.
Një çantë që përmbante para, drogë dhe orë të shtrenjta – në vlerë prej një milion funtesh, është gjetur pas kontrollit policor. Mashkulli i arrestuar është liruar me garanci, kurse tezja e të fejuarës së yllit të Real Madridit vazhdon të qëndrojë në mbajtje.
Kujtojmë që shtëpitë dhe disa vetura të familjarëve të Emma Rhys-Jones ishin sulmuar nga një bandë droge me origjinë nga Lindja e Mesme muaj më parë, pasi kushërira e të fejuarës së Bale, Epiphany Dring – një ish modele – është zhdukur me një çantë ku ndodheshin 300.000 funte para të thata, drogë dhe ora të shtrenjta që besohet në total të kenë qenë në vlerë prej një milion funtesh (që duhet te jetë çanta e gjetur nga policia).
“Të gjithë janë më të shqetësuar tash, sepse banda mund të jetë akoma më agresive (pasi çanta është konfiskuar nga policia) dhe njerëzit kanë frikë se mund të vijë më e keqja. Bandat e drogës janë të prira që të vënë drejtësinë sipas tyre dhe nuk ia lënë në dorë policisë”, ka thënë një burim, transmeton Telegrafi.
Bale është në lidhje me Emman që nga vitet shkollore dhe kanë dy fëmijë bashkë. Familja e të fejuarës së tij ka probleme të vazhdueshme me ligjin.
Baba i saj, Martin Rhys-Jones, është i dënuar me gjashtë vjet burg në SHBA, pas një mashtrimi shumëmilionësh me aksione. 52-vjeçari, pos dënimit, duhet të kthejë edhe 2.2 milionë funte që i ka përfituar nga dhjetëra persona, duke përfshirë edhe një të sëmurë me Alzheimer, nga i cili ka përfituar 300.000 funte. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
“A mendon që në finale erdhe për shkak të disa flirtimeve me Drilonin”, përgjigja interesante e Sara Kolamit
Dafina Zeqiri zbulon barkun e rrumbullakosur dhe gjininë e foshnjës: Kam vendosur ta lind fëmijën në Kosovë, edhe pse kam mundur ta bëjë në Suedi
Egli e mërzitur, Gjesti: Unë nuk bëj lojë, nuk dua ta lëndoj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë