LAJMI I FUNDIT:

Tani për tani, ky është manikyri më i popullarizuar në botë!

Tani për tani, ky është manikyri më i popullarizuar në botë!

Gjykuar sipas Instagramit dhe Pinterestit, hit absolut në botën e manikyrit gjatë këtij sezoni gjithsesi është pasqyra apo manikyri metalik, i cili na mrekullon dhe të cilin së shpejti do ta provojmë.

Edhe nëse në YouTube ekzistojnë udhëzime se si ta bëni manikyrin e këtillë në shtëpi, pa xhel dhe llampë, kozmetologët megjithatë rregullojnë thonjtë me pluhur metalik duke kombinuar teknikën me xhel, e cila jep efekt të pasqyrës, që e shihni në rrjetet shoqërore, ku vajzat lavdërohen me artet e tyre të vogla në thonj, transmeton Telegrafi.

1


Ju duhet vetëm të zgjidhni cila më së shumti ju pëlqen, ndërkaq variacionet vërtet janë të ndryshme: nga e arta dhe argjendta tepër e bukur, që janë ideale për party-sezonin e ardhshëm deri te ato me lara.

Derisa grimerët nuk hezitojnë të luajnë me vezullime, tone intensive prej bronzi dhe ngjyrave metalike; ky trend ofron një shumëllojshmëri të përdorimit alternativ dhe korrespondon me atë të përditshmen.

mirror-nails

Gjithnjë e më shpesh, mënyrën e këtillë të grimit e shohim edhe në pistat e modës, por edhe te personat e njohur, madje zakonisht tek ata që parakalojnë në tepihun e kuq kur dëshirojnë të duken glamurozë.

Grimin e këtillë jua rekomandojmë për dalje në ndonjë klub. Imagjinoni vetëm se si do të shndrisnin sytë tuaj nën shkëlqimin e dritave të diskoklubit.

dazzling-chrome-nail-idea-with-fake-nails_zpsrhyjvkjf

2

35711f2d00000578-3648612-image-m-13_1466299217124

af49c8b98c677653c6d1f5f5e91447bf