LAJMI I FUNDIT:

Basha në zonat e përmbytura në Lezhë

Basha në zonat e përmbytura në Lezhë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qënë në zonat e përmbytura në Lezhë, që sipas tij janë braktisur në mëshirë të reshjeve.

Në një postim në rrjeti social Facebook, Basha thotë se gjendja është drejt përkeqësimit duke i kërkuar qeverisë të zbresë në terren në ndihmë të banorëve.

“Në Spiten, Lezhë ku gjendja është kritike dhe drejt përkeqësimit. Banorët janë braktisur në mëshirë të reshjeve që vazhdojnë papushim. Bashkia po bën gjithçka që mundet por qeveria është zhdukur në drejtim të paditur. Ju kërkoj autoriteteve të lënë propagandën e zyrave dhe të zbresin në terren në ndihmë të banorëve”, tha Basha.