Në Serbi, jo vetëm tabloidet, por edhe një pjesë e politikanëve serbë, përfshirë edhe shefin e shtetit, presin ndryshim të politikës së jashtme dhe mirëkuptim për qëndrimin e Beogradit për mospranimin e pavarësisë së Kosovës.
Përfaqësuesit e krahut pro-evropian dhe analistët politikë vlerësojnë, ndërkaq, se pritjet e këtilla janë larg realitetit.
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, duke i uruar zgjedhjen president të SHBA-së, Donald Trumpit, ka vlerësuar se në Washington mund të pritet një mirëkuptim më i mirë për qëndrimin e Serbisë rreth mospranimit të pavarësisë së Kosovës.
“Pres që edhe Serbia të mos kritikohet për çdo hap të saj nga ana e SHBA-së, por të fillojnë të mendojnë se sa kemi ne të drejtë dhe në çka kemi të drejtë”, ka thënë Nikoliq.
Kryeministri Aleksandar Vuçiq ka thënë se Beogradi zyrtar nuk i ka dhënë përkrahjen asnjërit kandidat për president, por ka vërejtur një ngazëllim të përgjithshëm në vend edhe në mesin e partisë së tij për shkak të fitores së Donald Trumpit.
Se nuk pret ndryshim të madh të politikës së jashtme amerikane ndaj Serbisë ka porositur ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scot, një ditë pas zgjedhjeve, por nacionalistët serbë dhe populistët kanë vazhduar që të gëzohen për Trumpin.
Udhëheqësi i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, dhe bashkëpartiakët e tij kanë bartur bluza me fotografinë e Trumpit, pas fitores së të cilit udhëheqësi i radikalëve ka thënë se “zemra i është bërë mal sa Zlatibori”
Por, përfaqësuesit e opozitës së profilizuar pro-evropiane nuk kanë gjetur asnjë arsye për optimizëm të nacionalistëve vendorë. Zoran Zhivkoviq, udhëheqës i Partisë së Re, thotë se nuk e kupton se pse duhet Serbia t’i gëzohet fitores së Trumpit.
“Nuk shoh arsye që të gëzohemi për këtë. Kushdo që të jetë president i SHBA-së, nuk do të ndryshojë thelbësisht raporti i kësaj fuqie të madhe ndaj Serbisë, ndaj Ballkanit dhe Evropës”, thotë Zhivkoviq
Ndërkohë, lideri i Lëvizjes Fuqia e Serbisë, Bogolub Kariq, një person me aktakuzë, është lavdëruar në një tabloid vendor se është mik i mirë me presidentin e sapozgjedhur më shumë se 30 vjet dhe ka deklaruar se “Trumpi ka paralajmëruar mundësinë që me Putinin të takohet në samitin e Beogradit”.
Tabloidet në Serbi, ndërkaq, kanë publikuar në faqet kryesore titujt “Trump mund të na kthejë Kosovën”, “Shqiptarët e zhgënjyer për humbjen e Clintonit”, “Putin dhe Trump na e kthejnë Kosovën”.
Por, analistët në Beograd thonë se nuk e kuptojnë “shpresën se republikani Trump do të ndryshojë politikën ndaj Serbisë, në fakt ndaj qëndrimit të saj për mospranim të Kosovës”, marrë parasysh siç thonë “se Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj pikërisht në kohën e administratës republikane të George Bushit, e cila e para e ka njohur”. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit