LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet Demë Dashi, drejtor i Inspeksionit në Komunën e Pejës

Arrestohet Demë Dashi, drejtor i Inspeksionit në Komunën e Pejës

Policia arrestoi sot drejtorin e Drejtorisë së Inspeksionit në Pejë Demë Dashin.

Lajmin për arrestimin e Demë Dashit e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësi i Komunës së Pejës, Engelbert Zefaj.

“Jemi në dijeni që është arrestuar nga Policia drejtori i Inspektoratit Demë Dashi, por nuk e dimë arsyen e arrestimit të tij,” tha shkurt Zefaj.


KALLXO.com kontaktoi edhe me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelani, për të mësuar rreth arsyes së arrestimit të drejtorit Dashi.

“Ju informojmë së sot në rajonin e Pejës, Polica e Kosovës ka ndaluar një person të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare në bazë të nenit 442 të KPK-së,” tha Kelani.