Ekspertët shprehen skeptik se zgjedhjet e 11 dhjetorit mund të jenë kredibile, duke u bazuar në faktin se aktorët që organizojnë zgjedhjet janë të njëjtë.
“Krijimi i frikës, presioneve,… blerja e votave- është krijuar njëfar “legjende urbane”. Ende s’kemi argumente, për ta vërtetuar atë që gjithë e përmendin”, potencoi Marija Ristevska nga CPRM.
Dragan Malinovski, ekspert juridik, thotë se problemi është pikërisht këtu- pse nuk janë vërtetuar “legjendat urbane”. Për këtë arsye nuk do të kemi zgjedhje normale, thotë ai.
“Nuk mund të presim zgjedhje kredibile, kur kemi institucione jo kredibile. Shume vite flasim se kemi problem me kredibilitetin e institucioneve. Edhe në Raportin e Progresit theksohet se Maqedonia është e robëruar. Institucionet janë në funksion të partive në pushtet. Fatkeqësisht populli po e pranon këtë fenomen. Ai që fiton fiton gjithçka, ai që humb, humb gjithçka. Nuk jam optimist”, nënvizoi Malinovski.
“Derisa ne debatojmë bartësit e institucioneve janë në terren dhe jo në shërbim të qytetarëve. Përgjegjësi nuk ka. Kemi lëndë edhe në PSP për manipulimin e zgjedhjeve. Nga Prokuroria Publike as që presim të ngre procedurë. Duhet të bëjmë presion më tepër, kundër korrupsioni në zgjedhje”, vlerëson Malinka Ristevska Jordanova, nga Instituti për Politikë Europiane.
Xhevdet Hajredini, ish ministër i Financave kujton se aq sa është kontribuar në luftën kundër korrupsionit, aq edhe është zgjeruar korrupsioni, në forma të ndryshme. Partitë e njëjta i kemi dhe mos pritni se do t’i ndërrojnë mekanizmat, porositë ai, njofton Portalb.
Ekspertët debatuan sot në panelin e organizuar nga OJQ Civil me temë “Sfidat për procesin zgjedhor në Republikën e Maqedonisë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![MPJ konfirmon aksidentin në Greqi në të cilin humbi jetën një shtetase e RMV-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/aksident-selanik-380x233.png)
MPJ konfirmon aksidentin në Greqi në të cilin humbi jetën një shtetase e RMV-së
![Kurti viziton konsullatën në Hamburg: Ndërrimi i objektit, dëshmi e angazhimit të Qeverisë për të mbrojtur imazhin e Republikës në botë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/albini-hamburg-380x233.jpg)
Kurti viziton konsullatën në Hamburg: Ndërrimi i objektit, dëshmi e angazhimit të Qeverisë për të mbrojtur imazhin e Republikës në botë
![Ish-kryeministri kanadez ia dhuron ambasadorit Kryeziu topin e basketbollit, me të cilin luajti me refugjatët kosovarë në vitin 1999](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448763471_1261034855059601_571972019536592882_n-380x233.jpg)
Ish-kryeministri kanadez ia dhuron ambasadorit Kryeziu topin e basketbollit, me të cilin luajti me refugjatët kosovarë në vitin 1999
![Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forenzika-foto-Ridvan-Slivova-89-1-380x233.jpg)
Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave
![Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Shkodran-Nikqi-1-380x233.jpg)
Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin
![Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/unnamed-16-380x233.jpg)
Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit
![Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/fajon_bobo_20.03.15-380x233.jpg)
Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE
![Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/96121718984934-380x233.jpg)
Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti
![Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/fajdet-380x233.jpg)
Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Pse fitorja e Spanjës i vjen përshtati Shqipërisë, para ndeshjeve të fundit në fazën e grupeve?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/shqiperi-kresore--380x233.jpg)
Pse fitorja e Spanjës i vjen përshtati Shqipërisë, para ndeshjeve të fundit në fazën e grupeve?
![Rodri mungon ndaj Shqipërisë, bëhet lojtari i parë që thyen rregullin e ri në Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/rodri-380x233.png)
Rodri mungon ndaj Shqipërisë, bëhet lojtari i parë që thyen rregullin e ri në Euro 2024
![Operacioni kundër fajdeve, Policia e Kosovës publikon pamjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/arrestimi-fajde-380x233.jpg)
Operacioni kundër fajdeve, Policia e Kosovës publikon pamjet
![Publikohet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/endrick-1-380x233.jpg)
Publikohet "njoftimi që do ta trondit botën e sportit" nga Endrick dhe fansat janë shumë të zhgënjyer
![Pse Kylian Mbappe nuk do të lejohet të mbajë maskën e tij për Francën në Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/mbappe-6-380x233.png)
Pse Kylian Mbappe nuk do të lejohet të mbajë maskën e tij për Francën në Euro 2024
![Çfarë ndodhi mes Cole Palmer dhe Gareth Southgate pas ndeshjes Angli- Danimarkë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/palmer-1-380x233.png)
Çfarë ndodhi mes Cole Palmer dhe Gareth Southgate pas ndeshjes Angli- Danimarkë