Përderisa Aleksandër Vuçiq vazhdimisht i krahason arritjet e tij me ato të Josip Broz Titos, disa thonë se ai me vetëdije po prek në dëshirën historike të serbëve për një lider autoritar.
Ai dikur e krahasonte veten me reformistin e ndjerë, ish-kryeministrin Zoran Gjingjiq, por këto ditë Aleksandër Vuçiq më shpesh i lidh qëllimet e tij dhe rezultatet me ato të ‘presidentit të përjetshëm’ të Jugosllavisë, Josip Broz Tito.
Në një samit në Riga, në fillim të nëntorit, Kryeministri Vuçiq tha se një qëllim i qeverisjes së tij është të ndërtojë dyfish më shumë autostrada sesa që janë ndërtuar në 35 vjet të sundimit të Titos kur afërsisht 48 kilometra autostradë ishin ndërtuar në vit në ish-Jugosllavi.
Më herët këtë vit, Vuçiq tha se nën udhëheqjen e tij, Serbia ka arritur aq sa është arritur në tërë sundimin e Titos.
“Një ditë, njerëzit do të thonë se ka qenë Tito dhe pastaj ka qenë Vuçiq, që ka bërë aq sa Tito. Deri sa të vijë dikush tjetër”, tha Vuçiq në një televizionin serb Prva në prill.
Tito ka udhëhequr Jugosllavinë nga 1945 deri në vdekjen e tij më 1980 pasi ka udhëhequr partizanët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shumë njerëz e shohin kohën e tij me nostalgji, duke rikujtuar punësimin absolut dhe imazhin e fuqishëm të Jugosllavisë në botë.
Për shkak të qëndrimit të paanshëm diplomatik, ai admirohej shumë nga perëndimi, duke u parë si një diktator që me sukses ka mbajtur ekzistencë të përbashkët në mes të popujve shpesh luftues në Jugosllavi.
Sociologu dhe profesor i universitetit, Ratko Bozhoviq tha për BIRN se referencat për Titon bëhen për të pikturuar kujtimet gjerësisht të përhapura të ‘kohëve më të mira’, në publik.
Zakoni i tërheqjes së paraleleve me Titon filloi në dhjetor të 2014 , kur Vuçiq pretendonte se nën udhëheqjen e tij, Serbia ka rifituar reputacionin e mirë në skenën politike ndërkombëtare që e ka pasur me Titon.
Para se të fillonte të gërmonte trashëgiminë e Titos, Vuçiqi krahasohej më shpesh me reformistin, Kryeministrin Zoran Gjingjiq, të vrarë më 2003, fjalët e të cilit i citonte Vuçiq.
Ruzhica Gjingjiq, e veja e Gjingjiqit, tha në mars të 2013 se nuk e kundërshton krahasimin sepse të dy burrat e ndanin një energji që e kanë investuar në progres të Serbisë.
Gjithsesi, Bozhoviq tha se krahasimi me Titon ngreh shumë pyetje.
“Gjatë sundimit të Titos ne kemi jetuar në një vend të rëndësishëm që u shkatërrua nga njerëzit e njëjtë që janë në fuqi edhe sot”, tha ai, duke iu referuar të kaluarës nacionaliste serbe të Vuçiqit.
Gjingjiqi, në anën tjetër, ishte një reformist. Qeveria ka dëshirë t’i lidhë këta emra me liderin e tanishëm Vuçiq, pa marrë parasysh të kaluarën e tij politike”, shtoi ai.
Bozhoviq tha gjithashtu se Serbia ka hyrë sërish në një periudhë të qeverisë autokratike dhe një kult i personalitetit po krijohej pa vetëdije që, sipas tij, ishte më lehtë të bëhej në një shtet të varfëruar me një popull të përulur.
“Partia Progresive në pushtet tashmë ka ngritur një kult personaliteti rreth Vuçiqit. Në një autokraci, nuk është me rëndësi çfarë shkruhet në ligj por çfarë thotë lideri dhe ne kemi një situatë të tillë në Serbi për momentin”, tha Bozhoviq.
Ai u shpreh se Vuçiq ka mësuar rreth rëndësisë së medias në krijimin e kultit të personalitetit sa ishte Ministër i Informacionit në vitet 1990, kur në pushtet ishte njeriu i fortë i Serbisë, Slobodan Millosheviq.
Bojan Klaçar, drejtor i Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CESID) me seli në Beograd, tha për BIRN se shoqëritë tradicionale dhe konservative si kjo e Serbisë shpesh mbështeten në liderët e fortë.
“Partia Progresive po bën marketing politik të bazuar në personalitetin e Kryeministrit Vuçiq. Ne kemi një fushatë të vazhdueshme dhe të gjitha resurset e qeverisë dhe të partisë po drejtohen në promovimin e Vuçiqit si lider “, tha ai.
Ai pajtohet se Tito akoma shihet si një suvenir, një figurë që ka sjellë paqe, stabilitet dhe prosperitet, ndërsa Vuçiq dëshiron të lidhet me këtë imazh.
“Në anën tjetër, krahasimi me Gjingjiqin ka të targetuar një grup tjetër që nuk voton për Partinë Progresive”, thekson ai.
“Gjingjiqi ka personifikuar një elitë intelektuale, një prestigj të cilin e kërkon shumë Partia Progresive. Një pjesë e publikut reagon pozitivisht ndaj Titos dhe një tjetër ndaj Gjingjiqit. Prandaj këta të dy përmenden kaq shpesh”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ministri i Jashtëm i Spanjës refuzon planin e Trumpit për ‘pastrimin’ e Gazës
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq “sakrifikoi” kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Kryeministrja daneze në udhëtim të stuhishëm në BE ndërsa shqetësimi i Grenlandës rritet
Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re
Imazhe tronditëse të krijuara nga Inteligjenca Artificiale që “zbulojnë qytetet që do të përmbyten nga ngrohja globale deri në vitin 2100”
Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit
Shtëpia e Bardhë jep detaje lidhur me dronët misteriozë mbi New Jersey
Pas Kroacisë edhe Mali i Zi bën thirrje për bojkot të supermarketeve, shkak ngritja e çmimeve
Studenti serb thotë se dorëheqja e Vuçeviqit është përpjekje për të qetësuar gjërat – premton se nuk largohen nga bllokadat derisa të plotësohen të gjitha kërkesat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama