LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e Astrit Deharit: Dy prokurorë dhe një grup i madh i policëve po merren me hetimet

Vdekja e Astrit Deharit: Dy prokurorë dhe një grup i madh i policëve po merren me hetimet

Vdekja ende e pa qartësuar e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari ditë më parë ka tronditur mbarë opinionin e gjerë.

Familjarët e Astrit Deharit dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë kërkuar hetim të pavarur rreth detajeve të vdekjes së Deharit.

E lidhur me atë se deri ku ka arritur procesi i hetimeve, Kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit Sylë Hoxha ka thënë për Telegrafin se janë duke punuar që sa më shpejtë të zbardhet ky rast.


Pamje të Astrit Deharit kur kishte lëvizur nëpër korridorin e burgut (Video)
Lexo po ashtu Pamje të Astrit Deharit kur kishte lëvizur nëpër korridorin e burgut (Video)

“Jemi në vlugun më të madh të punës, janë angazhuar dy prokurorë dhe një grup i madh i policisë, edhe nga policia qendrore por edhe nga policia regjionale e Prizrenit”, ka thënë Hoxha.

Ai ka shtuar se së shpejti pritet të dalë edhe rezultati i autopsisë së trupit të Astrit Deharit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Hoxha po ashtu ka treguar se prokurorët të cilët po merren me procesin e hetimit të vdekjes së Deharit janë prokurorë vendor.

Momenti duke nxjerr trupin e Deharit nga qelia e burgut (Video)
Lexo po ashtu Momenti duke nxjerr trupin e Deharit nga qelia e burgut (Video)

“Janë prokurorë vendor të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, prokuroi kujdestar që e ka pas rastin prej fillimit, dhe edhe një prokurorë tjetër i cili po i ndihmon”, theksoi Hoxha.

Por, prokurori i cili po merret me rastin e Astrit Deharit, Metush Biraj sipas Lëvizjes Vetëvendosje nuk është person që i besohet pasi që sipas tyre, Biraj është ende nën hetime për shkelje etike.

Pamje nga burgu ku vdiq Astrit Dehari (Video)
Lexo po ashtu Pamje nga burgu ku vdiq Astrit Dehari (Video)

“Biraj si kryeprokuror i Prizrenit ka kërkuar zbutje të dënimit për Elez Hoxhën, gjyqtar në atë kohë, njëherësh vëllai i kryeprokurorit aktual të Rajonit të Prizrenit, Sylë Hoxha. Elez Hoxha ishte i dënuar me katër vite burg për korrupsion, duke marrë para për një rast vrasjeje”, ka bërë të ditur Vetëvendosje në një konferencë për media.

E lidhur me rastin e vdekjes së Deharit, avokati Korab Sejdiu ka thënë për Telegrafin se çfarë do deklarate lidhur me këtë rast, qoftë nga Prokurori, policia, avokati apo ndonjë person tjetër që nuk i përket lëmit të mjekësisë ligjore është i parakohshëm dhe duhet evituar me çdo kusht.

“Duhet pasur kujdes që etja për vëmendje nga disa të mos lejojë të dëmtojë as të vërtetën, as rastin, e as ndjenjat e familjarëve”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka shtuar se institucionet duhet të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm hetimor për të zbardhur këtë rast, duke theksuar që mos të lejojnë që presoni publik për rezultate të shpejta të dëmtojë cilësinë e hetimeve.

Sejdiu po ashtu ka shtuar se e rëndësishme është që edhe familja të jetë pjesë e procedurave hetimore që po kryhen lidhur me vdekjen e Astrit Deharit.

“E rëndësishme është edhe pjesëmarrja aktive e familjes në procedurën e hetimeve, pasi kjo iu lejohet me edhe me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës (KPPK), me ç’rast mund të përcjellin çdo hap të hetuesisë për tu siguruar ndër të tjera se po bëhen hetime të rregullta dhe për të evituar manipulimet e mundshme”, u shpreh Sjediu.

Më tej avokati ka theksuar se pavarësisht rezultateve të hetuesisë, është evidente se shteti ka përgjegjësi civile me vet faktin se ka vdekur një person i cili ka qenë nën përkujdesjen e shtetit.

Astrit Dehari kishte ndërruar jetë në qendrën e paraburgimit në Prizren, ku edhe po mbahej si i paraburgosur nën dyshimin se kishte marrë pjesë në organizimin dhe ekzekutimin e sulmit ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës më 4 gusht të këtij viti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori