LAJMI I FUNDIT:

Kaliforni, shtohen zërat për shkëputje nga SHBA pas fitores së Trump

Kaliforni, shtohen zërat për shkëputje nga SHBA pas fitores së Trump

Për të dytën natë me radhë, mijëra protestues janë mbledhur nëpër qytete të ndryshme të shtetit të Kalifornisë, për të kundërshtuar idenë e një Amerike të udhëhequr nga Donald Trump, teksa disa prej studentëve thërrisnin në kor “Nuk është presidenti im”.

Në rrjetet sociale, “hashtag”-u #Calexit ka zënë një vend kryesor, duke i bërë kështu jehonë edhe vendimit të britanikëve për t’u larguar nga Bashkimi Europian. Në Sacramento, në një deklaratë të përbashkët nga udhëheqësit legjislativë shkruhej se “sonte jemi ngritur duke u ndierë si të huaj, në një tokë të huaj”.

Për një grup protestues, reagimet paszgjedhore kanë qenë elektrizuese. “Yes California”, një organizatë me 3.000 ose më shumë mbështetës, prej vitesh të tëra përpiqet të nxisë kalifornianët të konsiderojnë çështjen e shkëputjes nga SHBA.


“Tashmë kemi bërë bujë, me t’u zgjedhur Trumpi president”, tha Marcus Ruiz Evans, një zëdhënës i grupit.

California, gjithsesi nuk mundet thjesht të zgjedhë dhe të largohet. Edhe sikur shteti të dëshironte shkëputjen, një gjë e tillë do të kërkonte miratimin e 2/3-ave të të dyja dhomave të Kongresit, Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, në Uashington, sikurse edhe bekimin e 38 legjislaturave të shteteve të tjera…një hap thuajse i pamundur për t’u arritur sipas analistëve.

Megjithatë, Evans duket se kërkon ta shtyjë edhe më tej lëvizjen. Pasi Trump siguroi fitoren orët e vona të së martës, të paktën 3 investitorë teknologjikë sinjalizuan dëshirën për të financuar përpjekjet për shkëputje.

Shervin Pishevar, një bashkëthemelues i “Hyperloop One”, njoftoi në “Twitter” se do të mbështeste një “fushatë legjitime” për shkëputjen e Kalifornisë dhe bërjen e saj një shtet më vete.

Marc Hemeon, një tjetër sipërmarrës, iu përgjigj Pishevarit duke thënë se mund të mbështetej tek ai, diçka që bëri edhe Dave Morin, një themelues i rrjetit social “Path”.

Thirrjet për shkëputje nuk janë të reja në Kaliforni. Që prej themelimit të këtij shteti, në vitin 1850, ka pasur të paktën 200 propozime të tilla. Separatistët modernë thonë se kalifornianët janë distancuar shumë kulturalisht me pjesën tjetër të Amerikës. Madje, me një ekonomi më të fuqishme sesa Franca, ky shtet nuk ka nevojë për Amerikën.

Evans i “Yes California” tha se ndihma nga simpatizantë në Silicon Valley, aty ku ndienjat anti-Trump janë të thella, mund të ndihmojnë në përshpejtimin e objektivit të grupit të tij: referendumit!

Në trend Botë

Më shumë
“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës

“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës

Azia
Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'

Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'

Azia
'I çmendur dhe i rrezikshëm' - Plani i Trumpit për Gazën dënohet nga aleatët dhe kundërshtarët

'I çmendur dhe i rrezikshëm' - Plani i Trumpit për Gazën dënohet nga aleatët dhe kundërshtarët

Amerika
Sekretari i Jashtëm britanik në Ukrainë, zbulon shumë e re të ndihmës financiare

Sekretari i Jashtëm britanik në Ukrainë, zbulon shumë e re të ndihmës financiare

Evropa
Policia suedeze thotë se sulmuesi që vrau dhjetë persona ka qëlluar veten, motivi mbetet i paqartë

Policia suedeze thotë se sulmuesi që vrau dhjetë persona ka qëlluar veten, motivi mbetet i paqartë

Evropa
Të shtëna armësh në Bruksel, persona me kallashnikov shtien në afërsi të metrosë – policia në kërkim të dyshuarve

Të shtëna armësh në Bruksel, persona me kallashnikov shtien në afërsi të metrosë – policia në kërkim të dyshuarve

Evropa
Kalo në kategori