LAJMI I FUNDIT:

Gjilani me projekte milionëshe në arsim për vitin 2016

Gjilani me projekte milionëshe në arsim për vitin 2016

Drejtoria e Arsimit, respektivisht, U.D. e drejtorit, Shqipe Kastrati-Haziri, ka mbajtur sot konferencë për media ku ka dhënë detajet rreth punës, angazhimeve dhe zhvillimeve që kanë ndodhur në këtë dikaster krucial për Gjilanin dhe të ardhmen.

Ajo në fjalën e saj ka përmendur projektet të cilat janë realizuar dhe janë në proces të realizimit në këtë dikaster, duke nisur që nga Partneriteti Publiko Privat, e deri tek investimet e qeverisë së Kosovës, donatorëve dhe mjeteve vetanake të Komunës së Gjilanit.

“Projektet në fushën e drejtorisë së arsimit janë të shumtë dhe me një vlerë të lartë kapitale. Kompleksi i Shkollave të Mesme dhe investimi i rregullimit të kësaj hapësire ka bërë që fillimi i këtij projekti të jap rezultate të prekshme në kuadër të planit të Drejtorisë. Gjithashtu, finalizimi i projektit të shkollës në fshatin Shurdhan me financim të Komisionit Europian. Pastaj, në proces të punimeve janë edhe shkolla e re e Arteve dhe e Muzikës, ndërtimi i dy sallave të edukatës fizike, që financohen nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë”, ka pohuar Kastrati-Haziri.


Ajo një falënderim të veçantë ka drejtuar edhe ndaj donatorëve që janë fuqishëm prezentë në Gjilan përmes investimeve milionëshe.

“Falë mbështetjes së madhe që kemi nga donatorët e konkretisht nga USAID-i, është duke u ndërtuar aneksi i shkollës fillore në Ponesh, objekti i ri i çerdhes në lagjen “Dardania” si dhe janë ndërruar rekuizitat e jashtme në çerdhet “Ardhmeria II” dhe “Bozhur” në Shillovë. Po ashtu, me donatorin tjetër Caritas-in e Zvicrës është bërë furnizimi me inventar për 8 klasat parashkollore në shkollat fillore të Gjilanit. Edhe donatori tjetër, organizata gjermane GIZ-i ka organizuar trajnimet për mësimdhënës të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta”, ka thënë në fjalën e saj drejtoresha e Arsimit në Gjilan.

Ajo ka përmendur edhe donacionet tjera të ardhura në shkollat e Gjilanit, përkatësisht nga Komuna e Bursës në Turqi, 456 projektorë dhe pajisje të tjera, sikur që është organizuar trajnimi për 15 nxënës të cilët tashmë kanë përfunduar trajnimin nga shkolla profesionale e teknikës.

Drejtoresha e DKA-së në Gjilan, Shqipe Kastrati-Haziri, ka përmendur në prezantimin e saj edhe ndarjen e bursave për 69 studentë, sikur që bëri të ditur pajisjen për profilin e mehatronikës për shkollën e mesme teknike “Mehmet Isai”, në një vlerë prej 120 mijë euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori