LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet fluturimi mbi Trump Tower

Ndalohet fluturimi mbi Trump Tower

Tani që Donald Trump është zgjedhur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rezidenca e tij, Trump Tower është bërë një vend që kërkon siguri më të shtuar.

Si pasojë e kësaj, pilotët janë urdhëruar që mos fluturojnë mbi Trump Tower, në vendin ku jeton tashmë i pari i SHBA-ve.


Administrata Federale e Aviacionit ka ndaluar fluturimin në një rreze ajrore të caktuar për të parandaluar kështu ndonjë sulm të mundshëm terrorist që mund të kryhet duke përdorur ndonjë aeroplan, transmeton Klan Kosova.

Ky vendim ishte marrë për natën e zgjedhjeve por tashmë që Trump është në rrugën e tij drejt Shtëpisë së Bardhë, vendimi do të jetë në fuqi deri në ditën e inaugurimit të Donald Trump si president, pra deri më 20 janar.