LAJMI I FUNDIT:

Nuk mund të parkoheni më te bulevardi ‘Aradhat Partizane’

Nuk mund të parkoheni më te bulevardi ‘Aradhat Partizane’

Nuk ka më parkime në trotuar përgjatë bulevardit “Aradhat Partizane” te TC “Bunjakovec”, kurse Qyteti i Shkupit, për atë drejtim në korsinë e këmbësorëve sot vendosi mbrojtëse për tu ndaluar parkimi i veturave në trotuar.

Deri më tani në qendër të qytetit, te “Bunjakovec” ishte i vetmi vend ku mund të parkoheshi pa pagesë. Edhe pse trotuari është për këmbësorët, ai bllokoheshte vazhdimisht nga automjetet.

Mbrojtëse para dy viteve ishin vendosur në të dyja anët e bulevardit, nga Fakulteti i Inxhinierisë deri te pazari “Bunjakovec”. /Telegrafi/