LAJMI I FUNDIT:

Grindje në gjykatë ndërmjet Bozhinovskit dhe gjykates

Grindje në gjykatë ndërmjet Bozhinovskit dhe gjykates

‘Jo një mijë, por 610.000 euro më dënoni. Do të tregoj çdo gjë që unë vlerësoj se është në mbrojtjen time. E di se nuk doni të më dëgjoni, sepse ju jeni të uritur për para, më ndëshkoni’. Kjo është vetëm një pjesë e grindjes së sotme në mes gazetarit të akuzuar nga Kumanova, Zoran Bozhinovski me gjyqtaren Lenka Davitkovska nga njësia në Shkup, e cila sot e gjobiti 2 mijë euro Bozhinovskin për mospërfillje të gjykatës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bozhinovski akuzohet për spiunazh, shoqërim në krim dhe grabitje në rastin “Spiun”, por u gjykua në procedurë të veçantë, si një rast i veçantë, sepse ai jetonte në Serbi kur u akuzua, dhe më pas është ekstraduar.

Gjyqi i sotëm zgjati pothuajse dy orë. Shumica e kohës ishte në diskutim të tërheqje ligjore mes të pandehurit dhe gjykatëses.


Ai tha se në aktakuzë, nuk kishte prova se ai ishte spiun, as nuk ishte regjistruar ose se nuk kishte prova për të cilin shtet ai ka punuar, çfarë dokumente sekrete kishte, aq më pak nuk është regjistruar me kë kishte kontaktuar. Për të gjitha tre paditë penale për të cilat është akuzuar Bozhinovski tha se janë sajesa nga qeveria.

‘Gjuetia ndaj meje nga OBRM-PDUKM kishte dy faza. I parë filloi në vitin 1999 dhe zgjati deri në vitin 2002, kur unë u rraha në mënyrë të përgjakshme në radio Tumba. Kur nuk arritën të më mbyllin gojën, filluan përpjekjet për të më blerë mua, sidomos Dragan Daravelski. Kur unë u zhvendosa me familjen time në Serbi, në qershor 2010 më është paraqitur Aleksandar Biçikliski në emër të Nikolla Gruevskit’, tha Bozhinovski dhe sekur e përmendi ish kryeministrin pati heshtje nga gjyqtarja, e cila tha se ajo nuk kishte asnjë pikë kontakti me lëndën.

Bozhinovski tha se të paktën të kishte pasur një provë kundër meje, OBRM viteve të fundit do të më dënonte 10 vjet. Këtë Gjykatë e konsideroj si shoqatë kriminale dhe se për lëndën time nuk mund të jetë kompetent kjo gjykatë kur lënda “Spiun” është nën juridiksionin e PSP-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori