LAJMI I FUNDIT:

Lojtari luajti pa vetëdije disa minuta (Foto)

Lojtari luajti pa vetëdije disa minuta (Foto)

Ndeshja miqësore mes Holandës dhe Belgjikës është kthyer në një makth për sulmuesin holandez Vinsent Janssen, i cili u detyrua të zëvendësohej që në pjesën e parë të takimit.

Jansen u përplas me portierin kundërshtar Simon Mignolet dy herë brenda pak minutash dhe në rastin e dytë pësoi një traumë në kokë që e detyroi të dilte jashtë fushës së lojës.

Sipas stafit mjekësor të Holandës, kjo situatë i shkaktoi lojtarit një humbje të kujtesës për rreth 20 minuta, ndërsa e mori veten vetëm në fund të ndeshjes.


jannsen-1
Momenti i goditjes

Sulmuesi nuk po kalon një sezon të mirë, pasi është shumë larg pritshmërive që nga momenti ku u transferua te Tottenhem nga radhët e AZ Alkmar gjatë verës.

Lojtari ka shënuar vetëm 3 gola në 17 ndeshje me klubin londinez, të tre me penallti.