Maqedonia pret vazhdimin e raporteve të mira me SHBA-të, pavarësisht fitores së republikanit, Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale amerikane. Kështu vlerësojnë drejtuesit e të gjitha partive politike, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për ato në pushtet apo opozitë, shkruan REL.
“Maqedonia dhe SHBA-të kanë raporte të mira, raporte që bazohen në respektin e ndërsjellë, raporte që zgjasin që shumë dekada, pavarësisht nëse republikanët apo demokratët janë në pushtet në SHBA, apo pa marrë parasysh se kush është në pushtet në Maqedoni.”
“Është vendim i popullit amerikan dhe kjo duhet të respektohet. Pra, tani pas zgjedhjeve në SHBA dhe pas atyre në Maqedoni – që do të mbahen më 11 dhjetor – presim që qeveria e re e OBRM-së dhe administrata amerikane të vazhdojnë zhvillimin dhe thellimin e mëtejmë të raporteve mes dy shteteve”, ka deklaruar Vllatko Gjorçev, zyrtar i lartë i OBRM-PDUKM-së së ish kryeministrit, Nikolla Gruevski.
Edhe nga Lidhja Social-demokrate e opozitës nuk presin ndryshim në politikën amerikane ndaj Maqedonisë, edhe pse thonë se duhet parë se kush do të jenë figurat kyçe të politikës së jashtme amerikane.
Radmilla Sheqerinska, zëvendëskryetare e LSDM-së, thotë se respekton vullnetin e popullit amerikan për ndryshim, edhe pse i vjen keq që në krye të shtetit më të fuqishëm në botë nuk u zgjodh një grua.
“Si grua nuk mund të mos them se më vjen keq që një nga shtetet më të fuqishme në botë nuk fitoi një grua për presidente, por zgjedhjet amerikane përcollën dy mesazhe të fuqishme se as mbështetja e fuqishme mediatike për ndonjë kandidat të caktuar nuk është mjaftueshme kur qytetarët kërkojnë ndryshme.”
“Besoj se këtë mesazh do ta përçojnë edhe qytetarët e Maqedonisë në zgjedhjet më 11 dhjetor. Në raport me Maqedoninë, deri më tani, nuk ka pasur ndonjë ndryshim, pavarësisht se kush udhëheq administratën amerikane. Ajo gjithmonë ka pasur mbështetje, qoftë politike apo ekonomike. Duhet pritur se kush do të jenë figurat kyçe të administratës së tij”, ka deklaruar Radmilla Sheqerinska, zëvendëskryetare e Lidhjes Social-Demokrate.
Edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim – që drejtohet nga Ali Ahmeti – nuk presin ndryshim të politikës amerikane ndaj Maqedonisë. Deputeti Artan Grubi thotë se politika e jashtme e demokracisë në botë nuk do të ndryshojë në raport me Maqedoninë dhe Ballkanin në përgjithësi.
“SHBA ka qenë dhe do të mbetet aleate e fuqishme e Maqedonisë”, ka deklaruar deputeti Artan Grubi
Se ndryshime në politikën amerikane ndaj Maqedonisë nuk do të ketë, e tha edhe ambasadori amerikan Xhes Bejli, i cili kishte organizaur një pritje për partitë dhe mediat që të ndjekin publikimin e rezultateve të zgjedhjeve.
Ai tha se “njerëzit në SHBA dhe Maqedoni dëshirojnë prosperitet dhe jetë më të mirë për fëmijët e tyre, paqe dhe përparim në botë”. Jo gjithmonë, tha Bejli, pajtohemi se si të arrijmë këto gjëra, por qëllimi mbetet i njëjtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
“Tradita rome dhe ligji”, Dritson Kurti rrezikon 25 vite burg, u martua me një 13-vjeçare dhe lindën fëmijë
Haradinaj për takimin me Grenellin: Kosova nuk është në linjë me SHBA-të
LDK takime me diasporën në Zvicër, Lumbardh Salihu: Thellësisht mirënjohës për mbështetjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite