LAJMI I FUNDIT:

“Tradita rome dhe ligji”, Dritson Kurti rrezikon 25 vite burg, u martua me një 13-vjeçare dhe lindën fëmijë

“Tradita rome dhe ligji”, Dritson Kurti rrezikon 25 vite burg, u martua me një 13-vjeçare dhe lindën fëmijë

Tradita e të lindurit fëmijë në moshë të vogël mund t’i kushtojë Dritson Kurtit 25 vite burg, pasi prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet duke e akuzuar për marrëdhënie seksuale me të mitur.

Sipas Kodit Penal, për këtë vepër parashikohet dënim jo më pak se 25 vite burg. Vajza 13-vjeçarja e cila bashkëjetonte me Kurtin dhe nga marrëdhënia e tyre lindi një fëmijë, me lot në sy kërkon lirimin e burrit të saj.

“Kam 5 muaj që nuk e takoj dot sepse linda e vogël, 13 vjeçe. Nuk e mbajti fëmijën në krah, me ka marre malli, dua të me lironi burrin, nuk më mori me dhunë, është i pafajshëm. Ai nuk e dinte moshën time. Nuk ka kush më ushqen, me nënën rri, me lironi burrin. S’ka kush më jep bukë, nëna një pension merr, të marr ilaçe, ushqime për cupen, borxhe marrim”, thotë për A2 CNN Adelajda Jonuzi, 13-vjeçarja, bashkëjetuesja e Kurtit.


Gjyshja e 22-vjeçarit Dritson Kurti tregon se kjo është traditë e komunitetit rom, ku lindin në moshë të vogël dhe se nipi i saj nuk ka vrarë askënd, ndaj e kërkon lirimin e tij.

“Ne traditë e kemi, djali as vrau, as ka therrur, me marrëveshje e morëm nusen, nusja lindi normale, me gjithë çupën, çfarë beri nipi im që kërkon kaq burg? Njerëzia vriten, ç’është kjo që nuk na nxjerrin djalin. Nusja e sëmurë, unë e sëmurë, kush ta mbajë fëmijën? Të ketë mëshirë e nxjerrin nipin. Me mua është nusja, me fëmijën, hajde shikoje si jetojnë në vështirësi, çfarë traditë kemi ne. Unë gjithë nuset i kam marrë 14,13,12 vjeç, asnjëherë nuk kemi pasur probleme”, thotë Fidarie Kurti.

Dritson Kurti u arrestua në Shtator të vitit të kaluar, nën akuzën e marrëdhënies seksuale me të mitur. Rasti u zbulua pasi bashkëjetuesja e tij shkoi në maternitet për të lindur foshnjën.

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë

Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë

Lajme
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm

Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm

Lajme
​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Politikë
Kryeredaktori i RADIO 1, Fitim Behluli, flet për kontributin e paçmueshëm të Riza Llukës, Hivzi Krasniqit dhe Arlind Gjikollit-Gjiklës

Kryeredaktori i RADIO 1, Fitim Behluli, flet për kontributin e paçmueshëm të Riza Llukës, Hivzi Krasniqit dhe Arlind Gjikollit-Gjiklës

Lajme
Kryeziu: Zgjedhjet e 9 shkurtit, shembull për Evropën Juglindore

Kryeziu: Zgjedhjet e 9 shkurtit, shembull për Evropën Juglindore

Lajme
Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Lajme
Kalo në kategori