Sulmuesi shtatlartë, Edgar Çani shprehet gati dhe në dispozicion të trajnerit De Biasi, nëse do t’i jepet mundësia për të luajtur përballë Izraelit.
“Normal që jam shumë i kënaqur për grumbullimin, si për këto ndeshje, ashtu edhe për sfidat e mëparshme. Do të pres shansin tim nga trajneri që të luaj, unë do të jem gjithmonë gati”m tha sot Çani.
Pavarësisht zgjedhjeve teknike dhe faktit se cilët lojtarë do të zbresin në fushë, ndaj Izraelit kërkohet fitorja, për të shfrytëzuar në maksimum faktorin fushë.
“Është një ndeshje shumë shumë e rëndësishme, sepse duhet ta përballojmë sa më mirë. Duhet të mendojmë medoemos këto ndeshje që do të luajmë në shtëpi dhe t’i fitojmë. Po e përgatisim mirë ndeshjen për ta realizuar këtë objektiv.”
Edhe pse gara për një vend në finalet e Botërorit 2018 është mjaft e vështirë, përballë skuadrave si Spanja apo Italia, Edgar Çani beson se Shqipëria ka mundësi dhe shpresa për të realizuar një tjetër ëndërr.
“Mundësitë dhe shpresat i kemi. Kështu që duhet të luajmë gjithmonë me shumë forcë dhe vullnet, ashtu si ka ndodhur zakonisht. Ka gjithmonë një dëshirë shumë të madhe për të arritur objektivat. Kjo është ajo që duhet të bëjmë dhe të shkojmë sa më fort.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251