LAJMI I FUNDIT:

KE-ja sot publikon raportin e progresit për Maqedoninë

KE-ja sot publikon raportin e progresit për Maqedoninë

Komisioni Evropian (KE) do t’i publikojë sot raportet më të reja të përparimit për vendet kandidate për anëtarë të Bashkimit Evropian (BE), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç mësohet, Maqedoninë e pret një udhëzim i ri, i teti me radhë, për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Siç njoftoi dje korrespondenti i agjencisë së lajmeve MIA që ndodhet në Bruksel, edhe kësaj radhe, udhëzimi do të jetë i kushtëzuar me zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe të njohura si të besueshme nga ana e bashkësisë ndërkombëtare./Telegrafi/