Pas situatës së krijuar në vend për shkak të reshjeve të dendura të shiut që parashikohet të vijojë gjatë ditës së sotme, por edhe nesër, Ministria e Brendshme u ka bërë apel qytetarëve të evitojnë maksimalisht lëvizjet ditën e sotme, gjithashtu ka kërkuar edhe pezullimin e mësimit në sistemin parashkollor dhe shkollor në të gjithë vendin.
Pas kërkesës së Ministrisë së Brendshme, Ministria e Arsimit ka urdhëruar pezullimin e procesit mësimor në të gjithë vendin deri në një vendim të dytë.
Me urdhër të ministrit të Tahiri pranë çdo Prefekture janë mbledhur Shtabet e Emergjencave të cilët po ndjekin gjendjen nga afër.
Nga raportimi i orës 10:30 situata paraqitet si më poshtë për çdo qark:
Qarku Tiranë
reshjet kanë krijuar problematikë në Autostradës Tiranë-Durrës, nënkalimin e Vorës dhe në nënkalimet nga Kthesën e Kasharit ku ujërat kanë arritur nivelin rreth 50 cm dhe kanë bllokuar rrugën. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për normalizimin e situatës. Policia rrugore ka bllokuar këtë pjesë të autostradës dhe lëvizja e automjeteve për në Durrës bëhet nga rruga Tiranë-Ndroq.
Qarku Dibër
Gjatë 24 orëve ka pasur reshje shiu me intensitet të cilat kanë krijuar problematikë në fshatin Urakë, njësia administrative Rukaj, bashkia Mat, ku ujërat e lumit Drin i Zi kanë dalë nga shtrati duke rrezikuar 10 banesa, familjet e të cilave janë evakuuar. Në fshatin Urakë, Mat si pasojë e rritjes së nivelit të lumit, ka marrë me vete urën ( e telit) e këtij fshati. Nga ura e Matit deri në Suç, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut është bllokuar rruga nacionale, 3 mjete po punojnë për hapjen e rrugës. Fshati Muzhaç, Mat si pasojë e daljes nga shtrati i përroit të këtij fshati 15 familje rrezikohen të përmbyten. Në fshatin Batër e Madhe të njësisë administrative Komsi janë evakuuar 15 familje. Në qytetin Burrel 4 banesa dhe 3 biznese kanë prezencë uji
Qarku Durrës
Si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë në disa lagje të qytetit ka pasur prezencë uji në katet e para të disa banesave kryesisht në lagjen nr.18 dhe nr.4. Punonjësit e ndërmarrjeve të bashkisë dhe Shërbimi Zjarrëfikës po punojnë me motopompa për të bërë të mundur tërheqjen e ujit dhe kthimin në normalitet të situatës.
Lumi Zezë ka dalë nga shtrati dhe kishte izoluar 3 familje, banuese në Njësinë Administrative Fushë-Krujë, të cilat janë evakuuar nga Forcat Zjarrfikëse të Krujës. Nga Batalioni i Mbështetjes Rajonale të Forcave të Armatosura janë dërguar në Fushë Krujë dy ekipe shpëtimi me varka për të ndihmuar familjet në nevojë.
Qarku Kukës
Akset Bajram Curri-Valbonë dhe Dushaj – Lekbibaj janë ribllokuar si pasojë e rrëshqitjeve të dherave dhe gurëve. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e tyre Të gjitha akset nacionale janë nën trysninë e rënies së gurëve të dherave dhe vërshimin e ujërave.
Probleme ka në rrugët që lidhin Njësitë Administrative Grykë Çajë, Malzi, Lekbibaj, Fierzë, Bujan, Tropojë.Sipas informacionit të marrë janë shembur urat që lidhin fshatrat Viçidol, Tropojë e Vjetër, Lekbibaj, Geghysen, T’pla të rrethit të Tropojës, Bashkia Tropojë.
Në Bajram Curri si pasojë e vërshimit të ujërave dhe rrëshqitjes së dherave janë dëmtuar rreth 15 shtëpi në lagjen Partizani, 2 shtëpi në fshatin Dojan dhe 2 shtëpi në fshati Bujan.
Si pasojë e reshjeve kemi përmbytje të tokave bujqësore në T’plan, Viçdol, Tropojë.
Për shkak të motit të keq në qarkun e Kukësit ka patur mungesë të energjisë elektrike. Pa energji elektrike janë rrethet Kukës, Njësitë Administrative: Kolsh, Surroj, Arrën, Malzi, Grykë Cajë, Bushtricë, Kalisë. Rrethi Has, Njësitë Administrative: Fajza, Golaj, Gjinaj, Krumë fshati Cahan.Rrethi Tropojë, Njësia Administrative Bytyç.
Qarku Lezhë
Në rrethin e Kurbinit rruga rurale që lidh fshatin Gallatë dhe Vinjoll është e bllokuar, pasi ka rrëshqitje masive dherash. Në fshatin Zheje dhe Gjormë ka prani uji në afërsi të 10 banesave dhe sipërfaqe toke të mbuluara nga uji në lartësi deri në 30 cm. Në Rrethin e Mirditës në fshatin Tarazh, lumi Zalli Zmesë, ka dal nga shtrati, dhe ka përmbytur disa toka bujqësore. Në Njësinë Administrative Orosh janë të pa kalueshme rrugët rurale të fshatrave Grykorosh dhe Spaç.
Në disa fshatra në Bashkinë Mirditë nuk ka energji elektrike.
Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen situata emergjente të krijuara nga kushtet e motit.risë për evakuimin e një familjeje e cila është në rrezik përmbytjeje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje
![Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2024-11-13T161832Z_511547018_RC2G4BAXVCLF_RTRMADP_3_USA-TRUMP-BIDEN-1200x800-1-780x439.jpg)
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/deti-adriatik-780x439.jpg)
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë