LAJMI I FUNDIT:

Trump apo Hillary: Çfarë duhet të presë Evropa?

Trump apo Hillary: Çfarë duhet të presë Evropa?

Pavarësisht nëse fitues i zgjedhjeve në SHBA do të jetë Trump apo Klinton, evropianët duhet të përgatiten për ndryshime.

Evropianët kanë bërë 15 vitet e fundit më tepër përvoja zhgënjyese me presidentët amerikanë. Kjo vlen si për republikanin Xhoxh Bush edhe për demokratin Barak Obama. Vitet e presidencës së Bushit qenë të mbushura me mosmarrëveshje për luftën në Irak dhe luftimin e terrorizimit. Në këto pika edhe vetë Evropa qe thellësisht e përçarë.

Me zgjedhjen e demokratit Barak Obama si president shumë evropianë shpresuan për një fillim të ri të marrëdhënieve transatlantike.


Kur Hillary Klinton erdhi si ministre e Jashtme për herë të parë në Bruksel, ajo u prit me entuziazëm. Por në përgjithësi nuk mund të thuhet se pati ndonjë përmirësim të raporteve SHBA Evropë. Obama thuajse nuk interesohej fare për Evropën por kryesisht për Azinë.

Shtëpia e Bardhë duhet të orientohet sërish më tepër drejt Evropës

Ekspertët mendojnë se Evropa duhet të jetë në vend të parë në listën e prioriteteve të presidentit të ardhshëm.

Erica Chenoweth, eksperte për politikën ndërkombëtare të sigurisë pranë Universitetit të Denverit tha në bisedë me Deutschen Welle-n se “presidenti i ardhshëm duhet të orientohet sërish më tepër drejt Evropës, gjë që nuk vihet re më që prej vitit 1990.”

Edhe James Jay Carafano, ekspert për sigurinë kombëtare pranë fondacionit konservator Heritage Foundation në Uashington, i rekomandon banorit të ri të Shtëpisë së Bardhë të kujdeset më tepër për paqen dhe sigurinë në Evropë, që sipas tij janë të kërcënuara nga Rusia.

Ndryshime pavarësisht se kush zgjidhet

Pavarësisht se cili do të jetë fitues i zgjedhjeve në SHBA, evropianët duhet të përgatiten për disa ndryshime, thotë Janis Emmanouilidis nga qendra European Policy Centre në Bruksel.

Në rast se zgjidhet Trumpi “do të ketë shumë ndryshime, sepse pozicionet e tij janë radikale, ndryshe nga presidentët e deritanishëm.”

Por edhe me Klinton si presidente do të ketë ndryshime, sepse ajo “do të drejtojë një vend tejet të përçarë dhe kjo do të ndikojë edhe në politikën e jashtme”.

Sipas ekspertëve, Hillary Klinton pritet që në rastin e Sirisë dhe të Rusisë të vijojë politikën e deritanishme, duke kërkuar më tepër përgjegjësi nga evropianët në sektorin e politikës së jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes.

Ringjallje e marrëdhënieve transatlantike

Po a do të ketë pas shumë viteve ftohjeje sërish një rilindje të marrëdhënieve transatlantike?

Ekspertët mendojnë se në rast se zgjidhet Trumpi një gjë e tillë vështirë se mund të përfytyrohet.

Por edhe nën presidenten Klinton nuk pritet që bashkëpunimi mes BE-së dhe SHBA-së të jetë aq i ngushtë sa në kohën e Bill Klintonit.

Megjithatë Janis Emmanouilis thekson se “Klintoni e di sikurse dhe Evropa, se të dyja palët kanë nevojë për njëra-tjetrën, në këto kohë kur ka kaq shumë pasiguri, sepse në fund nuk ka kaq shumë partnerë të fortë që janë në të njëjtën anë”. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Sërish protesta në Novi Sad, qytetarët thërrasin: Vuçiq, duart i ke të përgjakura

Sërish protesta në Novi Sad, qytetarët thërrasin: Vuçiq, duart i ke të përgjakura

Serbia
Trump me fitoren në zgjedhje siguroi edhe imunitet presidencial - çka do të ndodh me akuzat e prokurorit Smith?

Trump me fitoren në zgjedhje siguroi edhe imunitet presidencial - çka do të ndodh me akuzat e prokurorit Smith?

Amerika
Për herë të parë që nga nisja e luftës, Biden do t'i lejojë ekspertët ushtarakë amerikanë të shkojnë në Ukrainë

Për herë të parë që nga nisja e luftës, Biden do t'i lejojë ekspertët ushtarakë amerikanë të shkojnë në Ukrainë

Evropa
Departamenti amerikan i Drejtësisë zbardh detajet e para - Irani planifikoi ta vriste para zgjedhjeve Trumpin

Departamenti amerikan i Drejtësisë zbardh detajet e para - Irani planifikoi ta vriste para zgjedhjeve Trumpin

Amerika
Pas prishjes së koalicionit qeverisës, Scholz i kërkon një favor opozitës gjermane

Pas prishjes së koalicionit qeverisës, Scholz i kërkon një favor opozitës gjermane

Evropa
Izraeli nënshkruan një marrëveshje prej 5.2 miliardë dollarësh me Boeing për të blerë 25 aeroplanë luftarakë F-15

Izraeli nënshkruan një marrëveshje prej 5.2 miliardë dollarësh me Boeing për të blerë 25 aeroplanë luftarakë F-15

Azia
Kalo në kategori