LAJMI I FUNDIT:

Gjermania kërkon rritjen e fuqisë mbrojtëse të BE-së për ballë Rusisë

Gjermania kërkon rritjen e fuqisë mbrojtëse të BE-së për ballë Rusisë

Ministria gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen tha sot se Bashkimi Evropian (BE) duhet të modernizojë mbrojtjen e saj ushtarake dhe të sigurisë, për t’u vënë përball trupave ruse.

Reuters përkujton se Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja janë duke bërë thirrje për futjen e një politike të përbashkët të mbrojtjes evropiane, pas largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, transmeton KosovaPress.

“Ne e shohim përpjekje të jashtëzakonshme për të modernizuar NATO-n në tre vitet e fundit për shkak të sjelljes së Kremlinit. Veprimi i NATO-s ishte i drejtë dhe i rëndësishëm, por unë besoj se ne duhet të vëmë të njëjtën sasi të energjisë në modernizimin e sigurisë në Bashkimin Evropiane”,  tha ministrja Ursula von der Leyen.


Evropa ka filluar të shoh si rrezik të saj forcimin e Ushtrisë ruse dhe agresionet e saj në Ukrainë, por edhe përforcimin e trupave të saj në kufijtë e shteteve evropiane.