Nga 18-20 Nëntor në Innovation Centre Kosovo, si pjesë e Javës Globale të Ndërmarrësisë, organizohet gara Startup Weekend. Prishtina në mesin e 150 qyteteve nga e mbarë bota.
Të rinjtë me ide biznesi dhe të etur për ndërmarrës, e kanë rastin të takohen dhe të zhvillojnë projektet e tyre, prej 18-20 Nëntor në hapësirat e Innovation Centre Kosovo (ICK), ku edhe zhvillohet gara më e madhe në botë, e cila pas dy viteve rikthehet në Prishtinë – Startup Weekend. Për më shumë, ky edicion është pjesë e Global Startup Weekend, dhe moderohet nga Jernej Dekleva, udhëheqës i kësaj gare në Kopenhagë.
Startup Weekend është ngjarje 54 orëshe, që për synim kryesor ka edukimin e ndërmarrësve të rinj nga sektorë të ndryshëm. Nga e premtja e 18 Nëntorit, deri të dielen më 20 Nëntor, mëse 100 të rinj nga qytete të ndryshme të Kosovës do të krijojnë ekipe, bashkojnë forcat me bashkëmoshatarë dhe zhvillojnë idenë për biznes në të cilën besojnë.
Jeni vetëm? Nuk keni ekip? Ekipi krijohet në Startup Weekend Prishtina, nën mentorim të drejtpërdrejt nga ekspertë të fushave të ndryshme, të përkushtuar të qëndrojnë pranë ekipeve gjatë gjithë vikendit.
Çmime për fituesit? Po. Informatat do të dërgohen tek të gjithë kandidatët. Jo një, por tetë ekipe do të përfitojnë nga gara.
Startup Weekend është mundësi unike për të testuar shkathtësitë dhe idetë para daljes në treg, nëpërmjet inovacionit, rrjetëzimit dhe edukimit.
Mëse 23 mijë ekipe startup nga e mbarë bota të krijuara gjatë Startup Weekend. Në 150 shtete të botës (më shumë se Starbucks).
Udhëzime për të gjithë kandidatët e interesuar për t’u regjistruar në Startup Weekend Prishtina 2016:
- Linku për regjistrimKËTU
- Kandidatët që nuk mund të kryejnë pagesën online (10 Euro) duhet të zgjedhin opsionin “Enter Promotional Code” dhe të shkruajnë SWP.
3. Me biletën e printuar apo elektronike, pagesa CASH kryhet në Innovation Centre Kosovo (Rexhep Mala, 28A, Prishtinë), çdo ditë pune prej 08:00-16:00.
Startup Weekend Prishtina mundësohet nga Innovation Centre Kosovo dhe fuqizohet ngaAmbasada e Suedisë në Prishtinë
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse i përdorni këto PIN-a, ndryshojeni menjëherë - hakerat do t'ju grabisin sa qelë e mbyll sytë!
WhatsApp me dizajn të ri: A ju ka ardhur versioni i ri?
Tre shenjat që ju tregojnë se jeni duke biseduar me një chatbot me Inteligjencë Artificiale e jo me një njeri të vërtetë
Prishtina nikoqire e kampit rajonal për Inteligjencë Artificiale “AI Startup”
Më 14 maj organizohet konferenca 'DevCon' nga komuniteti i IT-së
Nokia nxjerr tablet?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë