Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në inaugurimin e Çarshisë së Vjetër si dhe të Qendrës së Zhvillimit Artizanal në qytetin e Pejës.
Në këto aktivitete, përveç qytetarëve të shumtë ishin të pranishëm edhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian njëherësh përfaqësuese speciale e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, ministrat Kujtim Shala e Arban Abrashi si dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Kryeministri Mustafa fillimisht falënderoi Bashkimin Evropian për mbështetjen në financimin e këtij projekti me rëndësi të veçantë për kulturën e Kosovës.
“Ne kemi interes të madh që të kultivojmë trashëgiminë tonë kulturore dhe atë të artizanatit, pjesë e kësaj trashëgimie që pamë sot këtu në Çarshinë e Vjetër të Pejës, e cila ndërlidhë jo vetëm me decenie, por me shekuj zhvillimin tonë kulturor dhe ekonomik, atë që ne e kemi kultivuar në familjet tona, në rrethin tonë, si punë dhe si traditë”, tha kryeministri.
Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, shprehu përkrahjen e Qeverisë për projektet e tilla që e bëjnë Pejën regjion të zhvilluar dhe pjesë të prosperitetit të vendit, por edhe që e bashkon me kulturat evropiane.
“Prandaj, e rëndësishme është kjo që na lidh neve me Evropën, me Bashkimin Evropian, sepse përmes kësaj kulture, dëshirojmë të bëhemi pjesë e kulturave evropiane”, tha kryeministri.
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, njëherësh përfaqësuese speciale e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, u shpreh e lumtur me mbështetjen e tyre në këtë projekt.
“Uroj Komunën e Pejës dhe Organizatat Joqeveritare për Promovimin e Trashëgimisë Kulturore për një punë të mirë që kanë bërë në përmirësimin e infrastrukturës afariste nëpërmjet partneritetit objektiv dhe profitabil në mes të shoqërisë civile, sektorit publik, qeverisë lokale dhe komunitetit vendor”, tha ndër të tjera Apostolova, duke siguruar që BE-ja do të vazhdoj mbështetjen e këtyre iniciativave.
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, falënderoi kryeministrin Mustafa dhe Apostolova, për përkrahjen si dhe për fondet e BE-së që Çarshia e Gjatë të ndërtohet dhe që qyteti i Pejës ta ketë një investim të qëndrueshëm, i cili do të jetë promotor i zhvillimit të turizmit, por edhe ekonomisë familjare dhe zhvillimit të Komunës së Pejës në të ardhmen.
“Investimi në Çarshinë e Gjatë është një ndër investimet më të qëlluara që është bërë në Komunën e Pejës, për t’ia kthyer Çarshisë së Gjatë namin që e ka pasur dhe për t’i shërbyer gjeneratave të ardhshme si model i ri i zhvillimit ekonomik”, tha kryetari Muhaxheri, duke uruar që edhe investimet tjera të jenë në drejtim të promovimit të trashëgimisë kulturore, ndihmesës në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe zhvillimit të turizmit në Komunën e Pejës.
Kryetari Muhaxheri, theksoi po ashtu se Komuna e Pejës është e gatshme që edhe me fondet vetanake të investoj në zhvillimin e qëndrueshëm, që të rinjtë dhe gjeneratat e reja të punojnë për zhvillimin e këtij qyteti të bukur buzë Bjeshkëve të Rugovës.
Menaxherja e projektit, Blerta Harxhi-Begolli është shprehur e lumtur për përurimin e këtij projekti dy vjeçar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje