LAJMI I FUNDIT:

Rusi vret me thikë shqiptarin në Itali (Video)

Rusi vret me thikë shqiptarin në Itali (Video)

Një shqiptar është vrarë mëngjesin e sotëm në Viareggio, Itali. Sipas mediave italiane bëhet fjalë për një 40-vjeçar, po viktima ende nuk është identifikuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9, në afërsi të Pallatit të Sportit. Kanë qenë banorët e zonës që njoftuan policinë.

Kur ambulanca kishte mbërritur në vendngjarje, shqiptari kishte vdekur. Sipas policisë ai ishte goditur me një thikë në gjoks.


Policia ka identifikuar një të dyshuar, një rus, ndërsa po merret në pyetje për ngjarjen.