Vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari ka tronditur mbarë opinionin e gjerë. Dehari vdiq dy ditë më parë në burgun e Prizrenit në rrethana ende të pasqaruara deri më tani.
Ndërkaq sot është paralajmëruar se do të bëhet autopsia e Astrit Deharit ku do të qartësohet edhe vdekja e tij dyshimtë.
E nesër kur pritet që edhe turpi i tij të varroset në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar një marsh protestues për drejtësi i është organizuar nga organizatat studentore të Universitetit të Prishtinës.
Marshi do të nis në orën 12:00 nga Biblioteka Kombëtare drejt Teatrit Kombëtar ku do të bëhen edhe homazhe në nderim të figurës së aktivistit Astrit Dehari, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq varrimi i tij do të bëhet në orën 14:00 më varrezat e Zllatarit në Prishtinë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251