LAJMI I FUNDIT:

Liga Premier ka një lider të ri dhe ai është Liverpooli (Video)

Liga Premier ka një lider të ri dhe ai është Liverpooli (Video)

Liverpool ka shkatërruar skuadrën e Watfordit duke e mposhtur me rezultat 6-1.

Djelmoshat e Jurgen Klopp kanë treguar edhe njëherë forcën, karakterin dhe lojën e bukur që po aplikojnë, e cila po iu sjell edhe rezultate.

Loja nisi me ofanzivën e ‘Redsave’, por iu desh të presin minutën e 27-të për të parë golin e parë, që u shënua nga Sadio Mane, pas asistimit të Philippe Coutinhos.


mane-1
Mane duke festuar golin e parë të ndeshjes

Pas asistimit të bërë, Coutinho gjeti edhe rrjetën, ku pas vetëm tre minutave mposhti portierin mysafirë për herë të dytë pas asistimit të Roberto Firminos.

coutinho-2
Coutinho i uruar nga Mane pas golit të dytë të shënuar

Supermacinë e Liverpool në pjesën e parë e vendosi Emre Can, i cili shënoi për 3-0 dy minuta pa shkuar skuadrat në pushimin mes dy pjesëve.

can
Festa e mesfushorit gjerman pas golit të 3-0

Liverpooli dominoi edhe pjesën e dytë të ndeshjes, duke arritur të gjej edhe dy gola të shpejt me anë të dyshes Mane-Firmino.

Goli i katërt u shënuan nga braziliani në minutën e 57-të pas asistimit Adam Lallanas, ndërsa goli i pestë u shënua tre minuta më pas nga senegalezi pas një topi të dhënë nga Firmino.

firmino-5
Firmino i lumtur me golin e shënuar dhe asistimin e bërë

Deri në fund të ndeshjes, skuadrat patën edhe shumë shanse tjera për gol, por atë e gjetën njëherë Watfordi, që ngushtuan epërsinë me anë të Daryl Janmaat në minutën e 75-të, ndërsa listës së golashënuesve iu shtua edhe Georginio Wijnaldum, i cili shënoi në 90+ për 6-1.

wijnaldum
Kjo është festa e Georginio Wijnaldum

Pas kësaj fitore, Liverpooli e sheh vetën lider të Ligës Premier pas një kohë shumë të gjatë me 26 pikë, ndërsa Watfordi në vendin e tetë me 15 pikë.

Në javën tjetër, Reds do të udhëtojnë tek Southampton, teksa Watford presin Leicester Cityn në shtëpi. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=QA-Sqp0ps9c

https://www.youtube.com/watch?v=dbMf4tn9W4E

https://twitter.com/LFC_INDONESIAN/status/795280257863405568

https://www.youtube.com/watch?v=vr_d6BT8_WU&feature=youtu.be&a

https://twitter.com/SudiptoDas1993/status/795296405581545472