LAJMI I FUNDIT:

Spanja zbulon listën, Barcelona ka vetëm dy lojtarë në listë

Spanja zbulon listën, Barcelona ka vetëm dy lojtarë në listë

Trajneri i kombëtares spanjolle, Julen Lopetegiu, ka publikuar listën me 25 lojtarë për dy sfidat e muajit nëntor, atë ndaj Maqedonisë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2018 dhe miqësores ndaj Anglisë.

Spanjollët mirëpresin në shtëpinë e tyre kombëtaren fqinje të Maqedonisë të shtunën e 12 nëntorit, ndërsa tri ditë më pas udhëtojnë në Londër për të zhvilluar miqësoren ndaj Anglisë në “Wembley”.

Lopetegiu ftoi për herë të parë mbrojtësin e Sevillas, Sergei Escudero, ndërsa riktheu në skuadër emra si Aritz Aduriz, Juan Mata, Marc Bartra, Cesar Azpilicueta dhe Sergio Asenjo.


Real Madrid është sërish skuadra që përfaqësohet me numrin më të madh të lojtarëve në kombëtare. Carvajal, Nacho, Isco, Lucas Vazquez dhe Morata janë 5 lojtarët e përfshirë, ndërsa ky numër mund të ishte më i lartë në rast se Ramos nuk do të ishte i dëmtuar.

Manchester United është skuadra e dytë me më së shumti lojtarë në grup të cilët përfaqësohen me De Gean, Ander Herrera dhe Mata, shkruan tch.

Në anën tjetër, Barcelona si rrallëherë ka vetëm dy lojtarë të saj në kombëtare: Sergio Roberto dhe Busquets. Kjo pasi dy titullarët e padiskutuar të formacionit “La Roja”, Gergard Pique dhe Andres Iniesta janë të dëmtuar.

Me nga dy lojtarë në kombëtaren spanjolle përfaqësohen edhe Napoli, Chelsea, Sevilla dhe Manchester City.

Lojtarët e grumbulluar nga Julen Lopetegiu:

Portierë: Reina (Napoli), De Gea (Manchester United) dhe Asenjo (Villarreal)

Mbrojtës: Nacho (Real Madrid), Bartra (Borussia Dortmund), I. Martinez (Real Sociedad), Azpilicueta (Chelsea), Monreal (Arsenal), Carvajal (Real Madrid) dhe Escudero (Sevilla)

Mesfushorë: Sergio Roberto (Barcelona), Ander Herrera (Manchester United), Busquets (Barcelona), Koke (Atletico Madrid), Isco (Real Madrid), Thiago (Bayern Munich), Silva (Manchester City), Mata (Manchester United) dhe Lucas Vazquez (Real Madrid)

Sulmues: Callejon (Napoli), Vitolo (Sevilla), Morata (Real Madrid), Diego Costa (Chelsea), Nolito (Manchester United) dhe Aduriz (Athletic).

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

La Liga
Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah

Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah

La Liga
Kalo në kategori