LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Drenas, një i vdekur

Aksident në Drenas, një i vdekur

Një person nga fshati Polluzë komuna e Drenasit ka humbur jetën në një aksident komunikacioni I cila ka ndodhur të enjten.

Sipas policisë në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur kur i dyshuari ishte duke lëvizur me kamionin Mercedes në rrethana të panjohura është përplasur me veturën Mercedes që drejtohej nga viktima.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar të dy ngasësit dhe një pasagjere femër K-Shqiptare. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në shtëpinë e shëndetit ne Drenas dhe si pasojë e lëndimeve të marra ngasësi i veturës ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjerja është transportuar në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.


Me urdhër të prokurorit i dyshuari ndalohet në repartin mjekësor nën përkujdesje policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.