LAJMI I FUNDIT:

Prishtinë, kurse të gjuhëve të huaja pa pagesë për nxënësit me gjendje të rëndë ekonomike

Prishtinë, kurse të gjuhëve të huaja pa pagesë për nxënësit me gjendje të rëndë ekonomike

100 nxënës nga familjet me gjendje të rëndë ekonomike, familjet e kategorive të luftës,të rinj të papunë dhe të rinj me sukses të dalluar do të vijojnë kurse të gjuhëve të huaja pa pagesë.

Kjo marrëveshje është nënshkruar të enjten në mes Komunës së Prishtinës, Ndërmarrjes Publike Banesore dhe shkollës për kurse të gjuhëve të huaja “New Age School”.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që “New Age School” të pranojë 100 nxënës nga familjet me gjendje të rëndë ekonomike, familjet e kategorive të luftës, të rinj të papunë dhe të rinj me sukses të dalluar, në kurse të gjuhëve të huaj pa pagesë.

“Komuna e Prishtinës do të bëj identifikimin e këtyre të rinjve, ndërsa Ndërmarrja Publike Banesore do të zbatojë një zbritje prej 50% në qira, ndaj ‘New Age School’, si shfrytëzues të objektit me qira. Komuna e Prishtinës mbetet me shpresë se iniciativa si kjo që ndihmojnë kategoritë më të rrezikuara do të përsëriten edhe me ndërmarrës të tjerë në Komunën e Prishtinës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/