LAJMI I FUNDIT:

Në Kërçovë sot u mbajt punëtori edukative për Sidën dhe Tuberkulozin

Në Kërçovë sot u mbajt punëtori edukative për Sidën dhe Tuberkulozin

Nën organizimin e Kryqit të Kuq në Kërçovë, Ministrisë së Shëndetësisë, OJQ-së “IPG” dhe me grant nga “Global Fond”, sot në Kërçovë u mbajt punëtori edukative, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përfaqësues të “IPG” para të pranishmëve prezentuan zbatimin e programit “Parandalim i lartë i përhapjes së Sidës në Maqedoni”.

“Qëllimi i projektit është të përmirësohen kushtet për zbatimin e programit për parandalim të Sidës dhe Tuberkulozit, të sigurohet respektim i këtij programi dhe pjesëmarrje aktive e qytetarëve në parandalimin e këtyre sëmundjeve”, deklaroi sekretari i Kryqit të Kuq nga Kërçova, Besnik Selimi./Telegrafi/