Në një komunikatë dërguar mediave, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) i ka dalë në mbrojtje prokurores Drita Hajdari, e cila po e heton rastin Limaj.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës po i përcjell me vëmendje reagimet dhe komentet politike pas ngritjes së aktakuzës kundër Fatmir Limajt për krime lufte”, thuhet në komunikatën e KPK-së.
Lidhur me këtë, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka gjetur të arsyeshme që të informojë publikun që këto reagime janë të papranueshme dhe jashtëzakonisht të dëmshme për sundimin e ligjit në vend, në kohën kur prokurorë vendorë kanë marrë mbi vete kompetenca të plota për t’i trajtuar krimet e luftës, thuhet më tej në komunikatë.
“Duam të theksojmë se aktakuza në këtë rast, si edhe në çdo rast tjetër, nuk është veprim privat i prokurorit të rastit, por rezultat i vlerësimit profesional të prokurorëve në bazë të kompetencave dhe autorizimeve të tyre ligjore”, shton komunikata e Këshillit Prokurorial.
KPK konsideron se sulmet dhe propagandat politike kundër prokurores së rastit Limaj dhe sulme të tilla të ngjashme ndaj prokurorëve të tjerë nuk paraqesin vetëm ndërhyrje në parimin fundamental të pavarësisë së sistemit prokurorial por njëkohësisht edhe shkelje ligjore. “Andaj, sulme të tilla do të konsiderohen sulme ndaj sistemit prokurorial dhe KPK do të reagoj në mbrojtjen e tyre”, përfundon komunikata.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur më 28 tetor aktakuzë kundër Fatmir Limajt për krime lufte.
Sipas PSRK-së, rasti ka të bëjë me vrasjen e dy civilëve: Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, më 2 tetor 1998.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kapet me 16 kilogram kokainë, arrestohet shqiptari në Itali
Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi, një nga vëllezërit kyç gojën, viktima vëzhgohej prej pesë ditësh
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A