LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Miqësia me Austrinë, shekullore

Thaçi: Miqësia me Austrinë, shekullore

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi të martën ka biseduar me anëtarët e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë lidhur me thellimin e bashkëpunimit.

Lexoni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:

“Me anëtarët e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, sot bisedova për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë në mes të dy popujve dhe shteteve tona.


Në botë, Austria është një prej shteteve më përkrahëse për ne. Kurse, brenda vendit një kontribuuese shumë e madhe me investime në arsim, bujqësi e energjetikë.

Shoqata e Miqësisë Austri-Kosovë është e re, por ajo i ka dhënë edhe më shumë frymë miqësisë sonë të vjetër me shekuj”. /Telegrafi/

11111