LAJMI I FUNDIT:

Dorëzohet kërkesa për mbylljen e kombinatit ”Jugohrom”

Dorëzohet kërkesa për mbylljen e kombinatit ”Jugohrom”

Para gjysëm ore inspektorati i Ministrisë së Ekologjisë ka dorëzuar edhe zyrtarisht vendimin deri tek udhëheqësia e “Jugohromit” që ta respektojë vendimin i cili ka të bëjë që puna e këtij kombinati të ndalohet deri në atë kohë kur do ti plotëson standartet ekologjike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zhurnal informon se inspektoriati i Ministrisë së Ekologjisë ka dorëzuar vendimin që të ndalohet puna në “Jugohrom” që në ditën e parë kur i kalon afati ligjorë që ky kombinat të vendosë filtrat e nevojshëm konform standardeve ekologjike.


Ameti: Për ne, shëndeti i qytetarëve të Pollogut është më i rëndësishëm (Video)
Lexo po ashtu Ameti: Për ne, shëndeti i qytetarëve të Pollogut është më i rëndësishëm (Video)

Ndërkoh ministri i ekologjisë Bashkim Ameti po qëndron në një vizitë në Komunën e Tetovës për ta informuar kryetaren e kësaj komune Teuta Arifi, në lidhje me vendimin e fundit të inspektoratit të ekologjisë, i cili parasheh mbylljen e “Jugohromit”.

Ndryshe, fabrika “Jugohrom” nga Tetova raportohet se është ndotësi më i madh i mbi 200 mijë banorëve të Pollogut, madje mjekët kanë alarmuar se në Tetovë dhe Gostivar është rritur në mënyrë drastike sëmundja e kancerit dhe abortet, për shkak të ajrit të ndotur i cili prek shifrat më alarmante edhe në botë.

Tetova sipas një statistike u rreshtua në 10 qytetet më të ndotura në botë. /Telegrafi/