LAJMI I FUNDIT:

Ameti: Për ne, shëndeti i qytetarëve të Pollogut është më i rëndësishëm (Video)

Ameti: Për ne, shëndeti i qytetarëve të Pollogut është më i rëndësishëm (Video)

Sot, Inspektorati i Ministrisë së ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor ka dorëzuar zyrtarisht në kombinatin ”Jugohrom”, kërkesën që del nga vendimi për respektimin e vendimit për ndalimin e punës së kombinatit, deri në plotësimin e standardeve ekologjike, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me këtë, ministri i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Bashkim Ameti, së bashku me zv. kryeministrin Festim Halili, kanë vizituar komunën e Tetovës, ku janë takuar me kryetaren e komunës, Teuta Arifi, për t’i kumtuar rreth vendimit.


Dorëzohet kërkesa për mbylljen e kombinatit ”Jugohrom”
Lexo po ashtu Dorëzohet kërkesa për mbylljen e kombinatit ”Jugohrom”

Me këtë rast, ministri Ameti sqaroi se vendimi nuk ishte i lehtë dhe nuk ishte në pajtueshmëri me të gjitha institucionet, duke mos dhënë detaje se për cilat institucione bëhet fjalë. Ai theksoi se shëndeti i qytetarëve është në rend të parë.

”Jemi këtu sot bashkë me zv, kryeministri e Republikës së Maqedonisë që ta vizitojmë komunë e Tetovës, për ta njoftuar kryetaren e komunësë, Teuta Arifi, me vendimin që sot ka marr inspektoriati i mjedisit. Nuk ka pajtueshmëri nga të gjitha institucionet, por është një vendim i ligjshëm, i cili është sjellë konform dispozitave ligjore dhe vendimeve të sjella më herët për këtë çështje. Nuk ka qenë e lehtë për mua që të inicoj një vendim të këtillë, duke patur parasysh rëndësinë që ka puna e këtij kombinati për të punësuarit aty, por për ne, më e rëndësishme është shëndeti i qytetarëve të rajonit të Pollogut, dhe ne nuk bëjmë asgjë më tepër se sa punën tonë. Mjaft ishte.”, deklaroi Ameti për mediat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori