Organizata e Veteranëve të UÇK-së do të kërkojë ndryshimin e Ligjit për statusin e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kreu i kësaj organizate, Hysni Gucati ka thënë se ligji aktual ka shumë mangësi andaj duhet të ndryshohet.
Megjithatë, ende kërkesën nuk ia kanë prezantuar ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, ndonëse janë takuar me të. Por, ndryshimi i ligjit, nuk do të thotë se do të ndikojë në ndryshimin e numrin e veteranëve.
Udhëheqja e re e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ka marrë detyrën në kohë kur Qeveria shprehet e shqetësuar për numrin e madh të veteranëve, krahasuar me mjetet e parapara për pensione për këtë kategori.
Duke pas parasysh këtë, udhëheqja e re e Organizatës së Veteranëve ka paralajmëruar ndryshimin e Ligjit për verifikimin e statusit të veteranit, invalidit dhe dëshmorit të UÇK-së. Kreu i kësaj shoqate, Hysni Gucati thotë se ligji duhet të ndryshojë, ngase ka dhënë mundësi për shtimin e numrit të veteranëve.
“Gjithqysh do ta kërkojmë. Do të kërkojmë rishikim të ligjit, sepse nuk është ligji tamam i mirëfilltë”, tha Gucati për Radio Kosovën.
Se duhet të ndryshohet ky ligj, pajtohet edhe anëtari i Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit, invalidit dhe veteranit të UÇK-së, Sadik Halitjaha. Por, ndryshimi i ligjit, sipas tij, nuk do të ndikojë në numrin e veteranëve.
“Por, ndryshimet në ligj, nuk do të thotë se ndryshojnë në numër të veteranëve, ndryshojnë në vlerësime të veteranëve, në kategori të veteranëve, sepse duhet të kategorizohen veteranët sikur që i ka Kroacia, që i ka të artë, të argjendtë dhe të bronztë. Ne duhet t’i kemi qoftë ashtu, qoftë me numra apo A, B, C, D dhe kategorizimi i veteranëve dhe përshtatshmëria e ligjit për vlerësim është më e drejtë nëse edhe njëherë rikorrigjohet ligji”, tha Halitjaha.
Kryetari i veteranëve të UÇK-së, konsideron se fryerja e listave është bërë nga Qeveria për të paktën 3 mijë vetë. Sidoqoftë, edhe nëse ndryshohet ligji dhe kërkohet rishikimi i listave, sipas asaj që thotë anëtari i Komisionit për verifikim, Sadik Halitjaha, nuk priten ndryshime në lista.
“Edhe nëse do të ketë rishikim do të jenë të njëjtit njerëz që do ta rishikojnë për shkak se nuk ka njerëz të tjerë në zinxhirin komandues”, tha Halitjaha.
Në takimin e parë që drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, kanë pasur me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, nuk e kanë përmendur kërkesën e tyre për ndryshimin e ligjit. Ministri Abrashi ka thënë për Radio Kosovën se gjatë këtij takimi është biseduar më shumë për kërkesat e veteranëve, ndërsa nuk ka dhënë përgjigje nëse do ta marrë parasysh kërkesën për ndryshim të ligjit.
Numri i veteranëve sipas Komisionit për verifikim, është rreth 46 mijë, ndërsa prej tyre, siç bën të ditur Qeveria, 28 mijë tashmë përfitojnë nga pensionet dhe deri në fund të vitit numri i përfituesve konsiderohet se mund të arrijë deri në 36 mijë.
Për numrin e madh të veteranëve të luftës ka shprehur shqetësimin edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Nëse në këtë proces nuk ndodhin reforma, FMN thotë se shpenzimet vitin e ardhshëm do të tejkalojnë shifrën prej 100 milionë euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
OBRM-PDUKM: Me LSDM-në sistemi shendetësor ishte në kaos total, kolapsi kulmoi në Onkologji
Zjarr në Durrës, gjashtë persona dërgohen në spital
LSDM: Kundërshtojmë propozimin për emërtimin e rrugëve në Tetovë, Mickoski le t’i reagojë Kasamit
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite