Më 3 nëntor 2016, në orën 19:00, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës së Kosovës do të hapet ekspozita e piktorit të njohur të ngjyrës dhe grafikës, mjeshtrit restaurues dhe konservues të veprës së artit mesjetar, Mustafa Arapi.
Kjo ekspozitë me titull “Rrugëtim në imazhin mesdhetar”, është kuruar nga Suzana Varvarica Kuka, studiuese e artit dhe drejtohet nga Dhurata Ramosaj Shala, koordinatore e GMK-së.
Kuratorja e kësaj ekspozite vlerëson se nga krijimtaria e Mustafa Arapit, janë përzgjedhur, për publikun vendas dhe të huaj të Kosovës, piktura dhe vizatimi i “vedutave” apo pamjeve urbane dhe rurale. Ato janë dy gjini në dukje fillestare në artet pamore, por në thelb kanë lidhje të pazgjidhshme me çdo artist pamor.
Ekspozita do të jetë e ndërtuar nga 34 piktura në vaj, ku pasqyrohet këndvështrimi i piktorit mbi pamjet e rëndësishme që ai zgjedh, të cilat do të kenë pranë një ndjesi dhe emocion vizatues të bardh e zisë dhe të linjës, gjë të cilën e realizojnë 31 vizatimet me laps.
Ekspozita “Rrugëtim në imazhin mesdhetar” do të qëndroj e hapur një muaj në Galerinë e Ministrisë së Kulturës , në kompleksin “Qafa” në Prishtinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City