LAJMI I FUNDIT:

Therret me thikë një person në veri të Mitrovicës

Therret me thikë një person në veri të Mitrovicës

M.B dhe J.B, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri i Serbisë, kanë sulmuar me thikë Deniz Maliq, i nacionalitetit boshnjak, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Viktima ndodhet për trajtim në spitalin e veriut të Mitrovicës dhe është jashtë rrezikut për jetë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:40 në rrugën ‘Cika Jovina’ në veri të Mitrovicës.