Kuvendi i Kosovës viteve të fundit përmes disa rezolutave ka tentuar që ta mbrojë interesin e vendit në raport me Republikën e Serbisë dhe serbët e Kosovës.
Që nga viti 2011 e deri më tani, legjislativi i vendit ka nxjerrë katër rezoluta, përmes të cilave e obligon Qeverinë që t’i zbatojë ato, ndonëse në të shumtën e herave ekzekutivi i vendit nuk i ka marrë për bazë vendimet, të cilat janë votuar në Kuvendin e Kosovës.
Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë për Telegrafin se duhet të potencohet që Rezolutat që miratohen nga Kuvendi nuk kanë fuqi juridike, dhe rrjedhimisht sipas tij, nuk mund të jenë obliguese për Qeverinë.
Por, ai ka thënë se në demokracitë e zhvilluara, Rezolutat e Parlamenteve në shumicën dërmuese të rasteve i marrin parasysh Rezolutat e Kuvendit, “pasi që në një mënyrë ato paraqesin edhe zërin e qytetarëve të atij vendi”.
“Në rastin konkret, Rezolutat e nxjerra nga Kuvendi i Kosovës sa i përket çështjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të konstatohet se nuk janë marrë parasysh. Në fakt, përmes këtyre Rezolutave, Kuvendi e ka mandatuar Qeverinë për të negociuar me Serbinë, fillimisht për çështje teknike e pastaj edhe për dialog politik. Në këtë aspekt, Rezolutat e Kuvendit janë respektuar parimisht, sepse Qeveria ka vepruar pikërisht ashtu siç ka kërkuar Kuvendi”, ka thënë Murati, për Telegrafin.
Sipas tij, aty ku Qeveria ka dështuar të respektojë Rezolutat e Kuvendit është tek transparenca dhe llogaridhënia për procesin e dialogut, duke shtuar se “tash e pesë vite, dialogu vazhdon të jetë një proces ku ka shumë pyetje pa përgjigje”.
“Deputetët vazhdimisht janë ankuar se nuk marrin informata të mjaftueshme për procesin e dialogut. Në fakt, mos transparenca në procesin e negocimit i ka sjellur Kosovës polarizim të skenës politike, pasi dihet se si është pritur Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Në këtë element, Ekzekutivi duhet të marrë hapa konkret për të involvuar deputetët por edhe qytetarët më shumë sa i përket temave të dialogut”, ka thënë Murati.
Në vitin 2011, respektivisht më 10 mars të këtij viti, gjatë kohës që i pari i legjislativit ka qenë Jakup Krasniqi, ishte votuar rezoluta përmes të cilës mbështetej dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, ku njëra nga pikat parashihej që Kuvendi i Republikës së Kosovës ta mbështet dialogun midis dy shteteve të pavarura dhe sovrane, Kosovës dhe Serbisë, për çështje praktike, në interes të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe të avancimit të agjendës evropiane për të dy shtetet dhe për rajonin.
Derisa në po të njëjtin vit Kuvendi i Kosovës kishte nxjerrë një tjetër rezolutë, por kësaj radhe për veriun e Kosovës, përmes së cilës legjislativi i vendit ka mbështetur të drejtën kushtetuese të institucioneve për ushtrimin e kontrollit të plotë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Më 18 tetor të vitit 2012, ishte nxjerrë rezoluta e tretë e cila ishte edhe baza e fillimit të një raporti të ri në mes Kosovës dhe Serbisë, respektivisht normalizimit të marrëdhënieve në mes Prishtinës dhe Beogradit.
Në pikën e parë të kësaj rezolute shkruhej që “Kuvendi i Republikës së Kosovës mbështet procesin e zgjidhjes së problemeve midis dy shteteve të pavarura dhe sovrane, Kosovës dhe Serbisë, në interes të normalizimit të marrëdhënieve në mes tyre, përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe avancimit të agjendës evropiane për të dy shtetet dhe për rajonin”.
Rezoluta e fundit, të cilën e ka nxjerrë Kuvendin e Kosovës, është ajo për lirimin e Komandantit Rajonal të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, në të cilën kërkohej lirimi i menjëhershëm, nga autoritetet serbe, i këtij të fundit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak