LAJMI I FUNDIT:

Takim koordinues për Marrëveshjen e Parisit – klimën

Takim koordinues për Marrëveshjen e Parisit – klimën

Kryetari Gjorge Ivanov sot mbajti takim koordinues me zëvendëskryetarin e Qeverisë së RM-së dhe kryesues me Këshillin nacional për zhvilim të qëndrueshëm, Vlladimir Peshevski, ku morën pjesë edhe koordinuesit nacional për ndryshime klimatike dhe për zhvillim të qëndrueshëm të Republikës së Maqedonisë dhe përfaqësues nga Minsitria e Punëve të Jashtme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim, siç kumtoi Kabineti i kryetarit Ivanov, janë këmbyer mendime për rëndësinë që e ka Marrvëeshja e Parisit për ndryshimet klimatike për Republikën e Maqedonisë dhe ndikimin të cilin implementimi i saj do ta ketë ndaj ekonomisë,s ektorit energjetik, transportit dhe industrisë në vend.

Republika e Maqedonisë ishte një nga 195 shtetet të cilat në nëntor të vitit të kaluar e miratoi këtë marrëveshje të parë universale dhe juridiko-obligative që duhet të hyjë në fuqi në vitin 2020. Më 22 prill të këtij viti, ambasadori i RM-së pranë Kombeve të Bashkuara e nënshkroi Marrëveshjen e Parisit në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.


Në takim, siç ceket në kumtesë, është vlerësuar se me nënshkrimin e Marrëveshjes së Parisit në New York, Republika e Maqedonisë e tregoi angazhimin e vet për kyçje drejt përpjekjeve botërore për ulje të ndryshimeve klimatike. Në takim, presidenti Ivanov e ceki nevojën e ratifikimit të marrëveshjes për ndryshimet klimatike, pas konstituimit të përbërjes së re të Kuvendit të RM-së.

Bashkëbiseduesit këmbyen mendime për mundësitë për shfrytëzimin e mjeteve nga fondet për adaptim dhe implementim të obligimeve që dalin nga marrëveshja për ndryshimet klimatike.

Takimi koordinues është në prag të pjesëmarrjes së presidentit Ivanov në Samitin për ndryshimket klimatike COP22, që në nëntor do të mbahet në Marakesh, Mbretëri e Marokos. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori