LAJMI I FUNDIT:

Rama: Financat janë konsoliduar

Rama: Financat janë konsoliduar

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mori pjesë në konferencën kombëtare të Bankës së Shqipërisë, nga ku deklaroi se, “pas 3 vitesh reformash të vonuara dhe masash jo të lehta, financat e shtetit janë të konsoliduara dhe borxhi publik ka hyrë në trend rënës”.

“Po ulim borxhin publik dhe nga ana tjetër kemi ndarë për buxhetet e familjes, por 440 milionë dollarë në 4 vite, të cilat, shtuar edhe 100 milionë dollarë për rrogat e pensionet, kanë ndikim në rritjen e konsumit”, deklaroi kreu i qeverisë, i cili nënvizoi rolin e Bankës së Shqipërisë për të kapërcyer krizën e vitit 2013.

“Banka dha ndihmë në kapërcimin e krizës e kolapsit që kërcënonte vendin në vitin 2013. Në fund të vitit 2013 kishim një sfidë të madhe: kërcënoheshim nga pamundësia për të paguar rrogat. Plus kishim borxhe të fshehura. Shlyem 720 milionë dollarë detyrime. Ndërsa sot jemi në kushtet kur ekonomia shqiptare është rritur me 3.2%. E dimë që është e pamjaftueshme për të përballur me sukses nevojat, por jam optimist për faktin se një sërë projektesh të përgatitura gjatë kësaj periudhe në turizëm, energji, infrastrukturë janë në prag të finalizimit dhe besoj që do të kenë një impakt plus në rritjen ekonomike të 5 viteve të ardhshme”, u shpreh Rama.


Ndërsa guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se “Kriza e fundit botërore ishte e paprecedentë, krijoi turbullira në sistemin financiar dhe solli humbje të mëdha dhe reduktoi mirëqenien. Ballkani Perëndimor nuk ishte në syrin e ciklonit të krizës, por pati pasoja pasi u tërhoqën fondet e huaja nga rajoni. Sot, kushtet për kreditim në Shqipëri janë përmirësuar dhe do të vazhdojnë të përmirësohen edhe më tej. Problemi i kredive me probleme, pasojë e krizës, është drejt adresimit, edhe pse ka ende punë për të bërë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori