LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Dialogu i tretë me Serbinë, pasi të zbatohen marrëveshjet e arritura

Tahiri: Dialogu i tretë me Serbinë, pasi të zbatohen marrëveshjet e arritura

Faza e tretë e dialogut me Serbinë do të fillojë pasi të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura me Serbinë në të kaluarën, ka deklaruar ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, në raportimin e saj në Komisionin për Punë të Jashtme në Kuvend.

Ministrja Tahiri tha se kjo fazë e bisedimeve do të fillojë pasi të zbatohet marrëveshja për kodin telefonik, KOST-in e çështje të tjera.

“Faza e tretë do të fillojë pasi që të zbatohen marrëveshjet e pazbatuara e që janë: kodi telefonik, pavarësimi i KOST-it, pastaj është edhe hartimi i statutit për Asociacionin që ende nuk ka filluar por iu thash që do të jetë në pajtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Por edhe Asociacioni i Komunave Serbe, si strukturë e dalë nga marrëveshja e Brukselit, me marrëveshje garantohet që nuk do të ketë kompetenca ekzekutive as nuk do të jetë nivel i tretë, sepse në pikën e dytë të marrëveshjes thotë që asociacioni është në pajtim me ligjet e Kosovës ndërsa ligjet e Kosovës nuk lejojnë asociacion me kompetenca ekzekutive”, tha Tahiri.


Tahiri po ashtu bëri të ditur se temat që do të diskutohen në raundin e tretë të bisedimeve me Serbinë do të jetë Demarkacioni në mes të dy shteteve Kosovë-Serbi, si dhe reparacionet e luftës në kuadër të të cilës është pamundësimi i Serbisë që ta pengojë Kosovën në procese ndërkombëtare, heqja e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë…

“E para: vendosja e kufirit ndërkombëtar mes dy shteteve përkatësisht demarkacioni i kufirit ndërshtetëror në mes të Kosovës dhe Serbisë. E dyta: respektimi i fqinjësisë në mes dy shteteve dhe mosndërhyrja në sovranitetin e njëra tjetrës përkatësisht ndërprerja e ndërhyrjeve të Serbisë në Kosovë në fushat tjera që nuk janë trajtuar, pra në fushat ku nuk janë shuar strukturat paralele. E treta: vendosja e bashkëpunimit ndërshtetëror në fusha me interes sipas standardeve evropiane dhe euroatlantike. E katërta: reparacionet e luftës dhe në kuadër të reparacioneve të luftës sipas ligjit ndërkombëtar në kuadër të gradacioneve që duhet të ipen se kur arrihet një marrëveshje paqeje apo një traktat paqeje në mes dy shteteve duhet të ketë parimet e garancioneve, në kuadër të garancioneve do t’u lexoj çfarë kemi kërkuar dhe çfarë do të kërkojmë në kornizë në këtë fazë. Pra, garancitë: njohja e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës nga ana e Serbisë, kushtëzimi i anëtarësimit të Serbisë në BE me njohjen e pavarësisë së Kosovës, pamundësimi i Serbisë që ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në BE dhe organizata tjera duke përfshirë edhe OKB-në. Pamundësimi i Serbisë që ta pengojë anëtarësimin dhe pjesëmarrjen e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare të kulturës, sportit etj. Heqja e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë. Unë po ua dorëzoj dokumentin dhe ju më pas e mbani”, ka deklaruar Tahiri.

Ministrja Tahiri i ka njoftuar deputetët se këto tema janë dorëzuar në Bruksel në vitin 2014 me kërkesë të BE-së të cilat edhe do t’i përmbyllin bisedimet.

Megjithatë, Tahiri është pyetur dhe kritikuar shumë rreth bisedimeve përgjatë gjithë periudhës prej se ka qenë negociatore e Kosovës me Serbinë.

Nënkryetarja e Kuvendit, Aida Durguti ka thënë se më 18 mars 2015 Tahiri ka deklaruar se nuk do të hapet çështja e Asociacionit pa u shuar strukturat paralele, ndërkohë pas dy muajsh është arritur marrëveshja.

Po ashtu sipas Dërgutit tash po thuhet se nuk do të ndodh implementimi i kësaj marrëveshje pa u shuar strukturat paralele duke e pyetur Tahirin se pse duhet t’iu besojë edhe në çështje tjera.

“Pra kemi dy deklarime kontradiktore tuajat rreth dialogut dhe rreth qëndrimit të Serbisë. A do të thotë se konstatimi juaj që e keni dhënë në deklarimin sot ju jeni duke e rimenduar pozicionin? Mbase edhe do të duhej të dorëhiqeni nga dialogu ose do të duhej të ndërpritet dialogu apo me një qasje të tillë ku ju tashmë keni vlerësim që Serbia me kokëfortësinë nuk ndryshon pozicionin dhe qëndrimin mendoni se duhet të vazhdoni me dialogun edhe më tej”, ka thënë ajo.

Kurse Pal Lekaj nga AAK, e ka pyetur ministren Tahiri për të pagjeturit e luftës së fundit në Kosovë.

“Nuk dua të bëjë politikë por e ndjej si çdo familje që ka pësuar dhe a nuk ka qenë prioritet që së pari me kornizën e bisedimeve të bisedohet për të pagjeturit, sepse janë edhe 1 mijë e 600 të pagjetur? E thatë edhe me të drejtë dhe kjo vetëm në sipërfaqe apo përmendet kur janë datat e caktuara, shkojnë gjithë politikanët premtojnë dhe u bënë sa vite deh ende nuk kemi përfundim të kësaj çështjeje, pra ky është një dështim dhe këtu unë nuk e di çka ka përfituar Kosova”, tha Lekaj.

Zafir Berisha nga Nisma ka thënë se deri më tani populli është mashtruar me bisedime pasi është thënë ndryshe publikisht e dialogu ka pas rrjedhë tjetër.

“Një nga pyetjet që mua më intereson që besoj edhe opinionit i intereson se a pritet të ndryshojë formati i bisedimeve, sepse bisedimet më 2011 kanë filluar teknike, kanë kaluar politike edhe më shumë se politike gjithmonë qëndroj në atë se Serbinë e kemi bërë palë për çështjen e trajtimit të brendshëm të gjërave të brendshme të Kosovës. Unë mendoj se aty ku thoni se ne bisedime marrëveshjet janë bërë të gjitha në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës. Unë e di që nuk janë bërë sepse së pari bisedimet nuk kanë filluar mbi bazën kushtetuese, unë do ta përmend një marrëveshje të dëmshme kushtetuese dhe që nuk është në frymën e Kushtetutës me këto far termat e ri është marrëveshja e 10 shkurtit 2015 për drejtësinë dhe gjykatat, do me thënë kjo është në kundërshtim me kushtetutën dhe frymën kushtetuese”, tha Berisha.

Në mbledhjen e komisionit ka pas shumë debate rreth këtyre çështjeve duke u diskutuar edhe targat e automjeteve, dokumentet e Kosovës…. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori